Maqedonia dhe gjendja e saj në këtë krizë të paskajshme!

Si një qytetare e thjeshtë, në këtë vit të mjeruar të vendit tonë, desha të ndaj me ju vështirësit e mëdha me të cilat përballemi çdo ditë, qofshin ato politike, ekonomike,sociale e mbi të gjitha psikologjike…

Mangësit e ndjeshme të politikës dhe shoqërisë, gjithashtu mungesa e konsiderueshme mjeteve financiare, nuk kanë qenë frymëzimi as mbështetja që i është dashur popullit tonë këto vite.

Këtë vitin e fundit sikur është krijuar një anomali në Maqedoni…Aq shumë ngjarje kanë ndodhur saqë nganjëherë dyshoj se jemi populli më i mallkuar në ruzullin tokësorë… Me shfaqjen e befasishme të bombave te Zaevit, u krijua një çrregullim i dukshëm i bindjes, edhe pse çdo herë kemi qenë të çrregulluar, por  si duket sëmundja sociale dhe politike doli në pah…U zbulua diagnoza, i vërejtem gjërat e dëmshme..por shërimi ende nuk është gjetur.

Me fillimin e krizës politike, ekonomike dhe sociale shfaqet logjika e metamorfozave të hajdutëve, banditëve, rrugaçave, të pashkolluarve, injorantëve, që komentojnë nëpër rrjetet sociale në mënyrën më nënçmuese duke u shfaqur si heronjë dhe shumë guximtarë duke kritikuar liderët politik, që ata vet i kanë votuar madje posedojn edhe foto të realizuara me ta, por që tani i fajësojnë si shkaktarë kryesorë të kësaj gjendjeje. Në çdo faqe të historisë tonë, ne gjejmë shembuj të qartë të pavlefshmërisë së kritikës, rast konkret si shembulli më lartë…”heroizmi teknologjik”…për të thënë e jo për të vepruar, duke perdorur armën më të fortë të tyre “tastaturen”.

Të kritikosh dhe të akuzosh të tjerët nuk është veprim i mençur. Mua mu deshën 23vite që të kuptoj këtë, qe 99% e njerzve nuk i pranojnë gabimet që i bëjnë. Në më të shumtën e rasteve, kritika është e pavlefshme, sepse i shtyn ata që kritikohen të mbrohen dhe justifikohen – është e rrezikshme, sepse prek një cilësi të çmuar të njeriut, që është krenaria, humbë ndjenjën e rëndësisë dhe krijon pakënaqësi… E mos të flasim për mënyrën e kritikës se si ata e shkruajnë..që përmbajnë nivelin më të ulët të intelegjences njerëzore, mungesa e kulturës në çdo shkronjë të shkruajtur e të bashkangjitura me sharjet nga më të ndryshmet e më të pistat… Janë ata pra, janë analfabetët që nuk e dijnë se çfarë është shiu i gërmave, stuhit e paragrafeve, furtunat e kapitujve, zjarri i vargjeve, inkandeshenca e poezive, vullkanet e novelave apo tërmetet e romaneve sepse nuk kanë lexuar asnjë libër të vetëm në jetën e tyre..
Në këto kohë të egra politike,ku në mes të ditës  në një lagje të banuar, papritmas dëgjohen krisma, shohim tanke, policë qe rrethojnë lagjen, shtëpitë që digjen, viktimat që dalin nga një luftë, betejë apo çfardo që të jetë, që nuk e dijmë se kush me kë luftoi, çfarë po ndodhë, cilat janë shkaqet…që edhe sot mbeten të paqarta në Kumanovën tonë!

Tani më janë bërë të njohura thirrjet për mbështetje që ju bëhen qyteteve shqiptare, të shkruara ne formën e të ashtuquajturave “hashtaga”, siç janë #meshkupin, #mekumanovën, #metetovën- sikur e kemi patjetër që të na ndodh diçka në një qytet tonin shqiptarë.

Jemi një popull i nënshtruar, por nuk kemi vetëm ata persona inorantë që pëbëjnë popullin tonë, nuk jan vetëm ata që kritikojnë në nivelin e ulët të kulturës nënçmuese, kemi edhe shumë intelektual këndej pari, që pas secilit rast që ndodhë dalin si ‘këpurdha pas shiut’, duke hedhur ‘letra të hapura’ në ajër, drejtuar liderëve politik, gazetarëve, analistëve etj. Ata përdorin gjuhën më të avancuar intelektuale, duke dërguar mesazhe të tërthorta por të qarta në mënyrën më diplomatike të mundëshme drejtë personave në fjalë, duke akuzuar, kritikuar shkaktarët që krijuan këtë gjendje, por duke mos ofruar ndonjë zgjidhje adekuate për dalje nga kriza. Po të mos kishin ndodhur këto raste, po të mos i kisha lexuar këto letra të hapura që qarkullonin me mijëra nëpër rrjetet sociale, nuk do e kisha ditur që Maqedonia posedon kaq shumë intelektual.

Jemi të veçantë! E them këtë edhe nga plani urbanistik që posedon Kryeqyteti ynë. E shoh, edhe turistët e pëlqejnë shumë.. Kemi qendrën si një kopësht Zoologjk dhe pjesen tjetër ku jetojnë shqiptarët si një shkretëtirë….E ku mos të jetë zbavitëse për tu vizituar, një vendë që e ndajnë vetëm 2km larg xhungllën e Amazonit të rrethuar me luanë dhe shkretëtirën e Saharës? Është mahnitëse!
T’a lëmë anash satirikën dhe t’i kthehemi realitetit.

Unë po merrem me analiza, kam pasion eskatologjinë, kam vetëm një laps dhe një laptop, por realisht me keqardhje të thellë ju them se për popullin tonë nuk shoh një fund të mirë në laboratorin tim.

Le të shpresojmë për një të ardhme më të ndritur, të jemi më optimist që një ditë do të gëzojmë të drejta të barabarta, të jemi të lirë me plotëkuptimin e fjalës, të shpresojmë në ngritjen e arsimit dhe ti japim fund rrënimit të mësimdhënies me mësues biologjie që japin matematikë e mësues gjeografie që japin kimi e muzikë, pra le të shpresojmë sepse edhe ashtu e vetmja gjë që na ka mbetur është “SHPRESA”…

***Autorja është studente pranë Universitetit Shtetërorë të Tetovës!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po e nderuar keni elaboruar mjaft mir situaten por nuk keni dhen detajet e burimit te së keqës që për mua pa dyshim është politika destruktive mafioze që është pjellë e drejtuesëve te saj.

Back to top button