Egjipt, gjykata dënon 16 mbështetës të Mursit

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me nga 3 vite burg 16 mbështetës të presidentit të rrëzuar egjiptian Muhamed Mursi.

Burgosja e tyre u bë nën akuzat për gjoja se “përfshirje në aktet e dhunës dhe pengim i transportit publik në kryeqytetin Kajro”, transmeton mesazhi.

Vendimi, i cili ishte lëshuar nga Gjykata për kundërvajtje, nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet në një gjykatë më të lartë.

Mbështetësit e presidentit të rrëzuar organizuan demonstrata mbarëkombëtare kundër grusht shtetit ushtarak të tre korrikut, i cili rrëzoi me dhunë presidentin e parë të zgjedhur me vota të lira.

Dhuna pasuese ndaj protestuesve ka lënë mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra të plagosur e arrestuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button