Davutoglu flet për marrëdhëniet me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se i jep rëndësi marrëdhënieve të Turqisë me Serbinë. Ai po ashtu ka thënë se mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, njoftojnë mediat turke.

Davutoglu tha se pas një bisede me kolegët serbë, janë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Ditë më parë, kryeministri i Serbisë reagoi duke thënë se deklarata e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan në Prizren është jo diplomatike dhe nuk i shërben stabilitetit politik në Kosovë dhe se nuk e kthejnë besimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Më i ashpër ishte treguar presidenti i i Serbisë Tomislav Nikoliç i cili nuk mori pjesë në takimet trilaterale të Serbisë, Turqisë dhe Bosnjë Hercegovinës derisa Turqia t’i kërkojë të falur Serbisë në lidhje më deklaratat ë Kryeministrit Turk Rexhep Erdogan në Kosovë, deklaron zyra e presidentit serb në një deklaratë.

Më herët, përkthyesi i kryeministrit turk, Bekim Muftarevic ka thënë se deklarata e Rexhep Tayip Erdogan “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë” është përkthyer gabimisht.

Fjalët sipas përkthyesit të Erdoganit janë përkthyer në mënyrë letrare e jo substanciale./Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button