Koncert nga Shqiptarët e turqisë në Kumanovë

Sonte (e mërkurë) në pallatin e kulturës në Kumanovë me fillim prej ora 20:00 do të mbahet koncerti i parë i organizuar nga Ansambli “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Ansambli “NAKEM” nga Bursa Turqi.
Në këtë koncert të dy ansamblet para publikut kumanovar do të prezentohen me këng e valle tradicionale shqiptare dhe turke, ku organizatorët premtojnë një program të pasur artistik.
Vlen të theksohet që ansambli “Nakem” nga Bursa është ansambli më i njohur në Bursa, ku anëtarët e së cilës janë me prejardhje shqiptare nga treva e Kumanovës dhe Shkupit, të shpërngulur shumë kohë më parë në Turqi, andaj t’i nderojmë me pjesëmarrjen tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button