Një fjalë, një lirë!

Nëse për tjerët bëhesh dritë e lehtësues,

Ditën je frymëzim , natën kandil ndriçues,

Edhe pse ngel i vetmi që thërret për të mirë

Po çlirove koka,dije një fjalë e ke një lirë!

Ata që ja dinë vlerën çdo casti të jetës,

Mirësinë më të madhe ja kanë bërë vetvetes,

Veprimtarë ka pak,e të zhurmës shumë

Kujdes gjithëherë nijetin,se veprat bëhen shkumë!

Bëhu për të tjerët modeli më i mirë,

Te jetë afër teje, gjithkush t’ketë dëshirë

Së kështu arrihet n’këtë jetë lumturia,

Ku vlerësohen njerëzit mbretëron dashuria

Falendero Zotin çka do që arrite!

Mësohu t’arrish sukses pa duartrokitje!

Përpiqu,mundohu,sakrifiko dhe vehten!

Fitimtarë do të jesh çdo herë në t’vërtetën!

Poezi nga Bujar Muça

Lajme të ngjashme

Back to top button