Selmani: Qeveria duhet të korrigjohet nëse dëshiron dialog me gazetarët

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, në një intervist për Radio Evropa e Lirë, vlerësonë se Qeverisë nuk i intereson se çfarë mendon bota për ne dhe se dhuna e ushtruar nga policia gjatë protestës së gazetarëve për përkrahjen e gazetarit Tomisllav Kezharovski,  ishte dedikuar për gazetarët dhe për gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Nuk e kamë të qartë qëllimin e Qeverisë që të vendos kordon policie të armatosur deri në dhëmbë  përballë gazetarëve, me të vërtet nuk e kamë të qarte interes I kujt është që nga Maqedonia të dërgohet një fotografi e tillë e vendit”, thotë Naser Selmani.

 Selmani theksoi se mos besueshmëria që ekziston në mes qeverisë dhe gazetarëve është për shkak të veprimeve flagrante të qeverisë dhe nëse qeveria dëshiron të bisedoje me gazetarët, duhet të që të korrigjohet pak në veprimet e saja.

 “Demonstrimi i forcës në protestë, dënimi për Kezharovskin, tregojnë në mënyrë absolute se Qeveria po ecën në drejtim të gabuar, dhe nëse vazhdon kështu,  ne nuk do të takohemi kurrë. Megjithatë, ne nuk do t’ua japim kurrë kënaqësinë që ata të shkojnë në Bruksel dhe të thonë se SHGM-ja, nuk do  dialog”, ka theksuar kreu i SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button