Shaqiri do të thyej rekordin e Stoke City

Stoke City shpreson të finalizojë marrëveshjen me kosovarin Xherdan Shaqiri nga Interi për një tarifë që thyen rekord tek klubi.

Reprezentuesi zviceran ishte në “Britannia Stadium” të shtunën për të shikuar ndeshjen e humbur të Stoke City kundër Liverpoolit për 1-0. Tarifa me të cilën Stoke do blejë Shaqirin do jetë më e lartë se ajo që klubi bleu sulmuesin Peter Crouch nga Tottenham në vitin 2011.

Shaqiri do të jetë lojtari i nëntë i transferuar brenda kësaj merkato tek klubi i Premierë Ligës, pas vetëm një muaji refuzim të ofertës.

Lajme të ngjashme

Back to top button