Konferencë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Në Strugë sot do të fillojë konferenca ndërkombëtare me temën, “ Sistemi i liqenit të Prespës – liqenit të Ohrit, gjendja aktuale, problemet dhe perspektiva”. Kjo konferencë organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe e Maqedonisë.


Siç njoftojnë nga ASHM-ja, në konferencë do të marrin pjesë një numër i madh  i ekspertëve nga të dy vendet si dhe shkencëtar nga Greqia dhe vendet e tjera, të cilët janë të inkuadruar në projektin për liqenin e Ohrit dhe të Prespës.

Në hapjen e konferencës së sotme, pas dite do të drejtohen, kryetarët e akademive të të dyja vendeve, akademik Vllado Kambovski dhe Lefter Koka. Gjithashtu është  paraparë që fjalën e tyre ta kenë edhe ministrat e për ambientin jetësorë, Abdylaqim Ademi dhe ai i Shqipërisë Lefter Koka.

Lajme të ngjashme

Back to top button