Analizë: Diskriminim investues-Kompanitë vendore sakrifikohen për të huajat

Kompanitë e huaja shfrytëzojnë beneficionet ndërsa kompanitë vendore e mbajnë të gjithë barrën e tatimeve. Koncepti për tërheqjen e investimeve të huaja është i papërballueshëm-rrogat janë të vogla ndërsa obligimet për ti paguar detyrimet bien në shpinën e biznesmenëve të vendit-reagojnë një pjesë e ekonomistëve për Portalb. Vetëm në fillim të vitit janë sjellë vendime për ndihmë shtetërore për katër kompani të huaja.

Investitorët e huaj më të privilegjuar, ato të vendit të diskriminuar?

Nga fillimi i vitit Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e ndihmës shtetërore për katër kompani të huaja. Sipas të dhënave që ka marrë Portalb nëpërmjet komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, nga janari, Qeveria ka sjellë vendim për ndihmë rajonale për kompaninë “Ki sejfti sistems” e cila ka filluar të ndërtojë në Zonën e Lirë në Kërçovë, kompaninë “Teknical tekstil Stip”nga zona në Shtip, kompanisë DPTJ MAKDIA DOOEL nga TIRZ Shkup dhe të Genterm Makedonia DOOEl nga Zona e lirë në Prilep.

Të gjitha kontratat janë “diskrecionale”, kryesisht në to theksohet arsyeja pse ndahet kjo ndihmë regjionale, por jo edhe shuma. Sa para fitojnë kompanitë e huaja nga shteti, kjo çështje sërish është aktualizuar pasi kompania për autobus “Van Hul” informoi se nga shteti ka fituar 17 milion euro subvencione për investimin e tyre, ose fabrikë me vlerë prej 30 milion eurove.

Biznesmenët e vendit i përshëndesin përpjekjet për tërheqjen e investimeve të huaja, por i gjithë koncepti, sipas Odës ekonomike për Maqedoninë Veri-Perëndimore ka një prapavijë diskriminuese.

“Çdo investim i jashtëm në vendin tonë është i mirëseardhur sepse përveç që sjellin kapital ato me vete bartin edhe njohuri dhe teknologji që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik në Maqedoni. Sigurisht që të funksionojë një shtet demokratik elementi më kryesorë është transparenca që në këtë rast nuk është sepse Qeveria promovon diçka tjetër ndërsa punon diçka krejtësisht tjetër.

Edhe pse edhe pa këto “”financime diskrecionale” sektori vendor privat diskriminohet me masat e mëdha për lehtësim që bëhen për investitorët e huaj, por me ngjarjet e fundit, si subvencionimi i Van Hul me 17 milion euro, kjo tregon shumë gjëra për ekonominë, politikën dhe drejtësinë në Maqedoni. Kjo tregon që Qeveria nuk është në gjendje të tërheq investime të huaja vetëm me masat e paralajmëruara në zona”, thotë për Portalb kryetari i odës Nebi Hoxha dhe shtoi:

“Tregu vendor është i diskriminuar sepse ne si ekonomist paguajmë tatim të cilin Qeveria e drejton për biznese të tjera që do të thotë ne jemi ekonomi shume e madhe dhe duam ti shpëtojmë ato që janë më të mëdhenj se ne nga bankroti ose nga humbja e tregut dhe për këtë shkak i subvencionojmë”.

Sipas rregullores vendore juridike, investimet e huaja që do të hapin fabrikë në kuadër të zonave të lira ekonomike, por edhe jashtë tyre, fitojnë ndihmë shtetërore në mënyra të ndryshme. Për fillim, shteti lejon një ndihmë financiare për ndërtimin e vet objektit, e cila mund të kushtojë nga 100.000 deri në 500.000 euro në bazë të asaj se çka investohet. Në mënyrë plotësuese, kompanitë fitojnë para për krijimin e vendeve të punës, ndërsa lirohen nga detyrimet për të paguar dogana apo tatime. Për disa jepet edhe ndihmë shtetërore, kompanive të jashtme edhe për harxhimet që kanë të bëjnë me trajnimin e të punësuarve.

“XXXXXXXXXXX për krijimin e vendeve të në XXXXXXXXXXXXXXX me vlerë të denarit ХХХ vende të sapohapura të punës (ХХХХХ për çdo vend pune)“, shkruan në një vendim për dhënien e ndihmës rajonale në njërën nga kompanitë e jashtme, që ende po e ndërton fabrikën.

Përveç ndihmës direkte financiare, investitorët e huaj janë të liruar edhe për pagesat e taksave shtetërore: Lirimi nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat për 10 vjet, lirimi i pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale në lidhje me pagat në periudhën referuese prej 10 vjetësh, përjashtimi nga pagesa e TVSH-së për importin e mallrave TIRZ, me kusht që mallrat mos të lëshohen në qarkullim të lirë, kryesisht në tregun vendor. Këtu janë edhe lirimi nga pagesa në dogana si dhe pagesa e tokës ndërtimore.

A është modeli i qëndrueshëm?

Edhe me gjitha këto lehtësime, disa nga zonat e lira ende nuk kanë filluar kapacitet të plotë.

“Gjendja me zonën e lirë ekonomike të Tetovës, Strugës dhe Kërçovës nuk është edhe aq e mirë, sepse Qeveria nuk I drejton investitorët në këto zona. Kjo shihet nga hapi I parë për mosinvestime në Tetovë. Qeveria lejoi që kjo zonë të ndërtohet nga investitor privat sepse nuk ishte në interes që kjo zonë të zhvillohet. Shtrohet pyetja cilat janë efektet dhe ku është projekti për “Zhvillim të barabartë rajonal”, që gjithë kohës e kanë promovuar nga pushteti. Në Zonën e Tetovës punët kanë filluar pak të lëvizin, por kjo nuk është ajo që duhet të jetë”, thotë Hoxha i cili vlerëson se konceptii tanishëm është i papërballueshëm duke pasur parasysh që rrogat në fabrikat e huaja janë të vogla ndërsa e gjithë barra e tatimeve është në kurrizin e biznesmenëve vendor.

Derisa shumat për ndarjen e subvencioneve mbeten “fshehtësi” për publikun, të dhënat nga rebalanc i Buxhetit tregojnë se shumat për ndihmë të investitorëve vetëm nëpërmjet Agjencisë për investime të huaja që ka të bëjë me ndihmë shtetërore për kompanitë e jashtme nga Zonat e Lira Ekonomike kushton 3.5 milion euro dhe kjo ritet në varësi të versionit të parë të Buxhetit për 2015. Kjo shumë për ndihmë shtetërore, sipas Qeverisë do të ritet deri në vitin 2017. Buxheti nga Drejtoria për Zonat e Lira Ekonomike për një vit do të ritet në 8.2 milion euro, në vend të 10 milion eurove sa ishte planifikuar.

Sipas Qeverisë, investimet e jashtme i japin efektet e pritura. Nga Qeveria në kontinuitet theksojnë se si rezultat i investimeve të huaja në vend janë hapur mijëra vende të reja të punës dhe se eksporti në Maqedoni është rritur si rezultat i kompanive pikërisht nga Zonat e Lira Ekonomike. Nga ana tjetër, ekonomistët vazhdimisht tregojnë se për paraqitjen reale të efekteve nga investimet e jashtme, duhet të analizohen se sa ato i kanë kushtuar shtetit dhe se si janë efektet e importit në treg. Në raportin më të ri, pikërisht nga Banka Popullore ka konstatuar se eksporti është në rritje si rezultat e investimeve të huaja, por në ndërkohë ato kanë edhe efekt në rritjen e eksportit.

“Eksporti i mallrave në prill dhe maj ka shënuar rritje vjetore prej 5.7%, i nxitur nga aktiviteti i intensifikuar në kapacitetin industrial në ekonomi. Importet në prill dhe maj janë rritur për 3.3% në bazë vjetore, kryesisht për shkak të rritjes së importit të lëndëve të para për objekte të reja, dhe në një masë më të vogël, të importeve të larta të ushqimeve “, thonë nga Banka Ndërkombëtare.

Të dhënat e fundit mbi gjendjen me investimet e huaja tregojnë rënie të mëtejshme. Kështu, që nga maji, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bilanci i investimeve të huaja ka rënë me 30.5%. Në periudhën prej janarit deri në maj, në vend kanë hyrë 100,62 milion euro, për dallim nga viti i kaluar kur në të njëjtën periudhë kanë hyrë 144.91 milion.

Viti i kaluar u mbyll me një bilanc të investimeve të huaja prej 278 milion euro apo 3.3% të prodhimit të brendshëm bruto. Bilanci më i lartë i investimeve të huaja prej pothuajse 507 milion eurove është matur në mars të viti 2007, kur investimi arrijnë në 8.3% të BPV. Që atëherë niveli i tyre bie. Kështu, në vitin 2009-të dhe 2010 investimet kanë qenë 2 % na BPV, rritje të vogël kanë shënuar në vitin 2001 në 4.6 % nga BPV përsëri rënie në vitin 2012 ato kanë arritur në 117.3 milion euro apo 1.5% nga BPV.

Viti 2013 dhe 2014 investimet kanë arritur në 270 milion euro apo 3.3 % nga BPV.

Ndryshe, nga Qeveria për këtë vit kanë paralajmëruar hapjen e 25 fabrikave në të cilat duhet të punësohen 13 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button