Vuçiq vjen në Kosovë më 31 tetor

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vuçiq parashihet ta vizitojë Kosovën më 31 tetor, tre ditë para zgjedhjeve lokale, transmeton gazeta serbe Novosti.

Sipas gazetës serbe, Vuçiq do të insistojë që në Kosovë të shkoi së bashku me ministrin serb pa portofol, Aleksander Vulin, kundër të cilët drejtësia në Kosovë ka shpallur vendim për arrestim dhe ka hapur procedurën hetimore.

Sipas Novostit, kreu shtetëror serb po përgatitet për një aksion diplomatik të fuqishëm në Brukselin zyrtar në mënyrë që në javën që vjen t’u mundësohet të gjithë përfaqësuesve politikë të Beogradit hyrje pa pengesa në Kosovë dhe pjesëmarrje në fushatën zgjedhore.

Po kështu Serbia pret që BE të dënojë deklaratën e kryeministrit turk Erdogan i cili në Prizren ka thënë se “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button