Srebrenicë

Srebrenicë,kush ty të viziton
Shumë të pathëna ,prej s’afërmi mëson
Si dhimbja të bëhet i vetmi ngushllim
Mëson si është ndjenja të mbetesh “Jetim”

Edhe pse kaluan njëzet vite e tepër
Nënat e të zhdukurve nuk kërkojnë gjë tjetër
Kërkojnë vetëm eshtrat e femijëve të zhdukur,
T’pakten t’ua dijnë varret ,e t’shkojnë për tu lutur!

Para teje shfaqet pafytyrësia e botës,
Çdo ngushëllim i vonuar i takon se kotës,
Edhe kërkim-falja aspak s’ka dobi!
Keqbërësit një ditë do t’japin llogari!

Kujtimi për ty Srebrenicë ,kurrë mos u zbehtë!
Çdo i rënë n’këtë luftë në Xhennet u prehtë!
Kjo e vërtetë tek ne le të ngulitet,
Sepse historia e harruar,gjithmonë përsëritet!

 

Bujar Muça

Lajme të ngjashme

Back to top button