Tre ministra presin leje nga Serbia për vizitë Preshevës

Qeveria në Serbi ka thënë se po shqyrton kërkesat e ministrave nga Kosova për vizita në Luginën e Preshevës.

Udhëheqësi i Zyrës Koordinuese për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Zoran Stankoviq ka thënë se vendimet do të merren bazuar në ligjet e Serbisë. “Secili ka të drejtë të kërkojë dhe të vizitojë secilën pjesë të shtetit tonë”, ka thënë Stankoviq, raporton Kohavisioni.

Raportohet se kërkesë për të vizituar Luginën e Preshevës kanë bërë ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ministri i Financave, Besim Beqaj, si dhe ai i Shëndetësisë, Ferid Agani. Prishtina do të kushtëzojë vizitat në Luginën e Preshevës me vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button