Nëse keni borxh 2 mijë euro, emri juaj publikohet në listën e turpit

Zëvendësministri dhe ministri i financave Zoran Stavresvski informoi se Qeveria do të miratojë ligjin me të cilin do të bëhen publik emrat e të gjithë borxhlinjve.

“Do të mundësohet që drejtoria për të Hyra Publike dhe Drejtoria Doganore të publikojnë në ueb faqen e tyre listën e borxhlinjve më të mëdhenj që nuk kanë paguar tatim shtetit. Publikisht do të thuhen të gjitha emrat e qytetarëve të cilët kanë borxh shtetit më shumë se dy mijë euro, si dhe kompani që kanë borxh më shumë se 5 mijë euro”, tha Stavrevski.

Qeveria do ta ndërmer këtë hap me qëllim disiplinimin e qytetarëve për të paguar tatimet. 

Emrat do të publikohen nëse personi nuk ka paguar borxhin brenda 90 ditëve.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button