Fule sy më sy ia përcjelli Gruevskit shqetësimin për burgosjen e gazetarit

Komisari për zgjërim, Stefan Fule gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka shfaqur shqetësimin e tij për polarizimin e rritur midis partive politike në vend. Sipas komunikatës nga kabineti i tij, lëshuar pas takimit, Fule e përsëriti thirrjen e tij për dialog gjithëpërfshirës konstruktiv dhe politikë përgjegjëse në interes kombëtar. 

“Komisari e ngriti edhe çështjen për aktvendimin e paradokohshëm gjyqësore kundër gazetarit hulumtues dhe tha: Ne do të vazhdojmë nga afër ta përcjellim rastin e zotëri Kezharovskit, me vëmendje do ta studiojmë aktvendimin kur do të jetë inkuadrues dhe ne presin që rezultati nga ky rast ta ketë parasysh llogarinë e plotë të parimeve themelore të drejtësisë, proporcionalitetit dhe interesit publik”, thuhet në kumtesën e Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian.

Sa i përket lirisë së shprehjes, nga KE thonë se komisari Fyle ka theksuar se duhet të bëhet më shumë lidhur me ripërtërirjen e besimit midis Qeverisë dhe komunitetit medial, pas ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit 2012, ndërsa pas konsultimeve për ligjet për mediat këtë verë”, thuhet në kumtesen e KE-së.

Nga ana tjetër, Gruevski ka qenë më fjalëpakë dhe nuk dha detaje për bisedimet me komisarin në fjalë. Në deklaratën e tij thuhet se nga Greqia varet zgjidhja e kontestit të emrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button