LSDM: Frika dhe kërcënimet janë shenjë dalluese e VMRO-DPMNE-së

Frika dhe kërcënimet në drejtim të qytetarëve janë bërë shenja dalluese të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. 

Kështu tha në takimin me gazetarët zëdhënësi i LSDM-së Petre Shillegov duke shtuar se dora e zgjatur e Nikolla Gruevskit nëpërmjet përmbaruesit Goran Trajkovskit, ka arritur në të gjitha dyqanet lokale, floktarive, kafiterive deri në firmat mikro ku kanë nga një ose dy punëtorë.

“Këto ditë mu këto subjekte të vogla, të cilët mezi mbijetojnë, janë në agjendën e Drejtorisë për të Hyra Publike”, tha zëdhënësi Shillegov.

Sipas disa përqindjeve shuma të cilën Drejtori ka mbledhur nga dënimet e 16 firmave është 52 mijë euro.

LSDM pyet nëse partia në pushtet është e vetëdijshme se shumica e dyqaneve në Manastir edhe atë 180 janë mbyllur për shkak të frikës nga ndryshimet e ligjit për pagesë me para në dorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button