Stresi flet për Unikkatilin dhe “kunjat” që ai u dedikon reperëve (Video)

Hip hop ylli shqiptar, Stresi, ishte i vetmi prej hip hop skenës që përkarhu hapur projektin e Unikkatilit, “Për Qato”.

Madje ai shkoi aq larg, sa që edhe polemizoi me fansa të Babastars dhe të Noizyt,që nuk e kuptuan pse ai e bëri këtë.

Mirëpo në një bisedë për Telegrafin, reperi ka sqaruar se arsyen pse ka përkrahur reperin kontravers, Unikkatilin.

“Unë Unikkatilin nuk e njoh personalisht, por e njoh si këngëtar sepse ai njihet anë e mbanë dhe unë e përkrah për realitetin që ai jep nëpërmjet muzikës që prodhon. Ndërsa sa i përket kunjave, mua nuk më intereson kujt ia ka dedikuar, unë e vlerësoj tekstin e tij”, potencoi Stresi.

Ndryshe artisti paralajmëroj projektin e tij të radhës, xhirimet e videoklipit të së cilit janë bërë në qytetin e Sarandës dhe shumë shpejt do të jetë gati për publikim.

Lajme të ngjashme

Back to top button