RDK vazhdon aktivitetet për konsoldimin e radhëve të partis në Tetovë

Strukturat ekzistuese te RDK-së janë mobile dhe  vullneti për të vazhduar në konsolidimin e mëtejm të RDK-së është prezent te shumica dërmuese e strukturave partiake dhe se nuk ka dukuri të kalimit në struktura tjera politike wshtw konstatuar në debatin e zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të konsoldimit të radhëve të RDK-së në mbledhjen e kryesisë së degës në Tetovë.

Kryetari Rufi Osmani informoi anëtarët e kryesisë së degës për iniciativat e reja për fuqizimin e spektrit opozitar shqiptarë pa llogaritur në këtë front opozitar PDSH-në. Në këtë drejtim ishin me interes informatat për inciativat që lidhen me bashkëpunimin e RDK-së me disa struktura politike opozitare dhe organizata jopolitike të spektrit civil dhe intelektual.

Kryetari Osmani rekomandoi që strukturat ekzistuese të RDK-së të riformatohen në bazën rajonale dhe në strukturat organizative të RDK-së të kyçen detyrimisht këshilltarët e zgjedhur komunal, kandidatët për kryetar komunash dhe personalitete me relevanc intelektuale dhe publike.

Kryesia e degës obligoi kryetarin e degës Hamdi Saitin me një grup të anëtarëve të kryesis së degës dhe këshilltarët e zgjedhur të riformatojn strukturat organizative të RDK-së në rajonin e Tetovës.

Këto procese të rikonsolidimit të strukturave partiake duhet të përfundojn me fundvitin kur do të mbajë séance zgjedhore Kuvendi Qendror I RDK-së

 

Lajme të ngjashme

Back to top button