Ditë zie në Tetovë

Në Tetovë sot dhe nesër është ditë zie. Vendimin e solli Këshilli i Komunës së Tetovës pas motit të keq që pardje e përfshiu Tetovën, në të cilin vdiqën katër persona, një vajzë konsiderohet e zhdukur, ndërsa të paktën 11 janë lënduar.

Nga moti i keq vdiqën H.F (82) dhe A.M (14) nga Shipkovica, A.I (7) nga Tetova dhe R.A (15) nga Shipkovica. Është shkaktuar edhe dëm i madh material i pronave private dhe shtetërore, objekte, infrastrukturë, tokën bujqësore etj.

Mbi 200 objekte , sipas informacioneve fillestare, janë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme. Lartësinë e dëmeve do ta vlerësojë Komisioni i formuar nga Qeveria, me vendimin së cilës familjeve të goditura do të fitojnë ndihmë në para prej nga 30.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button