Garë e hapur mes Schalke dhe Dortmund për Shaqirin

E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet e paqartë. Trajneri i Interit, Roberto Mancini nuk është duke llogaritur në shërbimet e kosovarit, të cilin nuk e ka aktivizuar në asnjë ndeshje gjatë fazës përgatitore.

Një gjë është e sigurt, se ylli kosovar do të largohet nga Neroazzurrët gjatë këtij muaji, por ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i ri. Interesim për të kanë shfaqur disa skuadra, derisa Schalke dhe Borussia Dortmund janë opsione reale për reprezentuesin e Zvicrës.

Për këtë, tabloidi zviceran, Blick ka bërë një sondazh se ku duhet të transferohet Shaqiri gjatë kësaj vere; në Schalke apo Borussia Dortmund.

Shumica e lexuesve të tabloidit zviceran janë të mendimit se ish anëtari i Bayernit dhe Baselit duhet të transferohet në Dortmubnd. Votoni edhe ju, ku do të dëshironit të luaj Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button