“Nie” dhe Kina…2 milionë

Dyshimet ishin, tashmë ato nuk janë – për shkak se nga Pekini po na vijnë “habere”: Maqedonia e ka bërë partner strategjik Kinën. 

Ndryshe nga Korridori 8, për të cilin qysh në Indi u tha se do të quhet “Nënë Tereze”, ka të ngjarë që ky vendim tashmë të jetë marrë – pa i thënë kurrkujt asgjë. 

A thua prandaj Turqia në Prishtinë e tha lajmin e mirë të mundshëm për shqiptarët, se ajo do të qëndrojë aleat në krah të Kosovës? Ata që kanë punuar në “Skopje 2014” punë të mëdha duket se kanë ngatërruar. 

Shumë pazare; të gjitha…me “hanxhinë”. 

I di Aliu (Ahmeti) këto punë? Përgjithësisht, çka di ai?!
“Nie” dhe Kina…2 milionë. 

– Një kafe katundi, 2 miliardë të vjetra, për politikanët shqiptarë të Shkupit. 

A jemi a s’jemi zgjedhës të tyre?!
Përrr!

“Diaspora Jo” po kundërshtoheshka me “Diasporën Për”. 

Kur janë “për” (për cilin?), nuk janë as auslanderë, as taksistë, as kamionxhinj, as “tipa që kravatën e vënë për çallam”… 

Kur janë “jo” (ndaj kujt?), janë “muta, qenefa, spiuna, udbasha…” 

E kështu me radhë.

(S’u mor vesh kjo dynja.)

Ndër urë, mbi urë…
Më në fund u gjet një “zgjidhje” për nja 300 hallexhinj shqiptarë në Francë – refugjatë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilët kishin ikur atje pas “sulmeve” të fundit të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë…

Ku je, o Gjergj, t’i shohësh trimat e llafeve, hajdutët e popullit dhe përçarësit e Kombit?! 

Çfarë është ky mallkim, o Trim?!
Niveli ynë sot dhe këtu (deri këtu; Shkup e rrethina, ajo që vjen).
Intelektuali rakixhi e sulmoi intelektualin çajxhi: 
– Tradhtar, i shitur, spiun, i poshtër…shkove e more shpërblimin e shkavit!… 
– Po atë shpërblim e ka themeluar edhe partia e Ali Ahmetit – i tha ai si me marre.
– Ashtu?! Më fal, isha i dehur!…

“Njeriut i duhet kohë! Kohë për t’u menduar!”
– Jo, i dashur mik. Njeriut nuk i duhet kohë, i duhen mend.
Mend për t’u menduar! (Albert Ajnshtajn, 1879-1955)

Lajme të ngjashme

Back to top button