Haradinaj: Mos i varrosni të vdekurit me flamur arab, ja reagimi i hoxhës nga Tirana (VIDEO)

Një ditë më parë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk duhej që të vdekurit të mbuloheshin me flamur arab, gjë që sipas tij po ndodh në Kosovë. Dhe i pari që ka reaguar ka qënë imami nga Tirana, Ahmed Kalaja.

“Ramush furnitori; Ja pasojat.

Profesori i tij me tha: Ramushi nuk prezantonte ne mesimet e mija. Ai ishte nje furnitor i sukseshem nderkohe qe te tjereve ju jepja mesime mbi politikberjen.

Ja pasojat.

Mesuesi e tyre cili eshte doktor i shkencave politike po njekohesisht edhe imam ne Zvicer i ngarkuar asokohe nga autoritetet evropiane per politikanet e rinj kosovare.

Ja pasojat.

ps;) askund nuk i mbulojn me flamur te arabis saudite ai eshte nje mantel i vecante me ngjyre jeshile qe mbulohet me te tabuti a arkivoli e ne te ka sure Kurani, shehadet, dua etj.

Ne ketej nga anet tona themi ; Jo cdo gje qe fluturon haet; Jo cdo mantel jeshil me shkronja arabe eshte flamur i arabis.

Shyqyr qe ska brire…”

Muaj më parë, ishte një media online kosovare që raportoi se mbi arkivolin e e babait të Mërgim Mavrajt ishte një flamur arab, ndërkohë që bëhej fjalë për një sexhade faljeje.

Kjo nuk është hera e parë, dhe me gjasë nuk do jetë e fundit, kur zëra të caktar politikë, dhe shumë më tepër mediatikë, bëjnë aludime provokuese të debateve publike me tema të ndjeshme fetare.

Intervista e plotë e Haradinajt në RTK.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button