Kumanovë, 30 mijë banorë pa ujë për pije

Në temperatura të larta prej 40 gradësh, 30 mijë qytetarë të rajonet të larta të Kumanovës ballafaqohen me mungesë të ujit. Qytetarët janë të revoltuar nga situata në të cilën gjenden, pasi ata thonë se i paguajnë rregullisht faturat, por, ujë nuk marrin, raporton Alsat M.

Drejtuesit e Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi” nuk saktësojnë se deri kur do të vazhdojë situata e tillë, por ia hedhin fajin për mungesën e ujit, Drejtorisë për Ekonominë e ujërave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës”, duke shpjeguar se në vend që të sigurojë 110 litra në sekondë, ata po sigurojnë vetëm 45 litra.

Lajme të ngjashme

Back to top button