“Shërbëtori i dy zotërinjve”, bashkëproduksion i Teatrit turk dhe atij shqiptar në Shkup

Gjysmën e parë të udhëtimit të sivjetshëm 40 ditor të festivalit “Vera e Ohrit” do të përmbushet me premierën teatrale, me performimin e komedisë “Sërbëtori i dy zotërinjve” të Karlo Goldonit, bashkëproduksion i projektit Teatri turk dhe Teatrit shqiptar nga Shkupi, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e dy shtëpive teatrale në konferencën e sotme për shtyp shprehën kënaqësi të madhe që sërish janë pjesë e “Vera e Ohrit” dhe në këtë mënyrë i shënojnë jubiletë e rëndësishme 65 vjet nga themelimi i të dy shtëpive teatrale, kuptohet edhe jubileun e 55 vjetorit të “Verës së Ohrit”.

Drejtori i Teatrit turk, Atilla Klinçe, për këtë bashkëproduksion, i pari që nga shpallja e pavarsisë së Republikës së Maqedonisë, tha se realisht del nga afërsia e të dy shtëpive.

“Mendojmë se kjo komedi do të ishte mënyra më e mirë për të festuar përvjetorin e dy shtëpive. Ne kemi bërë një ndërhyrje dramatike në veprën e Goldonit, performanca është luajtur turqisht, shqip dhe maqedonisht, kështu që në këtë mënyrë publiku në praktikë do të mund të shohë përzierjen e gjuhëve dhe kulturave”, tha Klinçe.

Adem Karaga, kolegu i tij i Teatrit shqiptar në Shkup tha se të dy shtëpitë teatrale, ekipet e aktorëve janë aq të përzier mes tyre që në momente të caktuara madje edhe harrojnë se janë së bashkë.

“Vërtetë më gëzon që pas kaq viteve dalim me një shfaqje të përbashkët. Bëhet fjalë për një vepër të shkëlqyer që pasqyron realitetin në shoqërinë tonë, tërë kjo e mundësuar si nga afërsia e ekipeve të aktorëve të të dy shtëpive teatrale, deri në mënyrën që na u mundësua nga ana e regjisorit Yücel Erten”, tha Karaga.

Regjisori i shfaqjes Yücel Erten, i cili pas vetes ka një karrierë të pasur teatrale, edhe si regjisor, por edhe si dramaturg, për shfaqjen e tij tha se është zgjedhur qëllimisht që ta festojë jubuleun e të dy shtëpive teatrale.

Shfaqja “Shërbëtori i dy zotërinjve” do të prezantohet në tri gjuhë, por është projektuar të përdoren fraza që janë të kuptueshme për shikuesit nga cila do gjuhë do të prezantohet. Shfaqja do të luhet në skenën e oborrit të kishës Shën Sofia dhe pritet të fillojë rreth orës 21:00 sipas orës lokale

Lajme të ngjashme

Back to top button