“Solidariteti”: Të ndryshohet modeli zgjedhor në dobi të qytetarëve jo partive

Lëvizja ,,Solidariteti” kërkon që sistemi i tashëm zgjedhor të ndryshohet sipas të drejtës me model më reprezentativ dhe më të rregulluar, i cili do t’i transmetojë fuqishëm mesazhet demokratike dhe të ardhmen e shtetit.

“Në muajt e ardhshëm do të vendoset për sistemin zgjedhor dhe ai patjetër duhet të jetë transparent,  gjithëpërfshirës dhe legjitim, dhe jo objekt për tregti të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së apo PDSH-së! Praktika e marrëveshjeve për vendime pas dyerve të mbyllura, në vitet e kaluara është treguar dekurajuese për demokracinë, i dëmshëm për stabilitetin dhe i papërshtatshëm për interesat e shumicës së qytetarëve. Të vetmit që përfitojnë prej kësaj janë katër partitë më të mëdha dhe udhëheqësit e tyre” apelon ,,Solidariteti”.

Sipas tyre, me qëllim të përcaktimit më të drejtë të sistemit zgjedhor në kontekstin e Maqedonisë, bëjnë thirrje për kyçjen e menjëhershme për përfshirjen e konsiderueshme në spektër më të gjerë të aktorëve: Parti të tjera dhe organizata, ekspertë individual, iniciativa dhe organizata të cilat punojnë në pyetjet për këtë fushë.

“Në këtë periudhë, të alarmuar prej mundësisë se do të organizohen zgjedhje përsëri të cilat do ta vazhdojnë politikën humbëse dhe do ta çimentojnë regjimin hibrid, ekipi “Solidariteti” në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm punojnë në përgatitjen e një studimi të detajuar me kërkesa dhe propozime konkrete për ndryshimin e modelit në dobi të shumicës së qytetarëve të papërfaqësuar. Ne në këtë proces shohim seriozitet të veçantë, për atë prej këtij drejtpërsëdrejti varet ri-demokratizimi i Maqedonisë.
Në ndërkohë një është e sigurtë: Modeli dhe rregullativa e tanishme kanë shumë faj në brezin e tanishëm të krizës së Maqedonisë. Ky model zgjedhor i partive të mëdha politike të cilat luftojnë për votë etnike, dhe jo për model të barabartë të qytetarëve dhe pluralizëm politik! Ekzistojnë shumë mangësi në modelin aktual zgjedhor, të cilat janë të nevojshme të merren parasysh në diskutime. ” apelon ,,Solidariteti”.

Lajme të ngjashme

Back to top button