Katër parti me kërkesë për një njësi zgjedhore

Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, kanë kërkuar katër parti politike në vend nëpërmjet një letre drejtuar Ambasadorëve të BE-së, SHBA-së, OSBE-së si dhe tek ndërmjetësi Piter van Houte.

Partitë që kanë firmosur këtë letër janë: Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike (LD), Liljana Popovska nga partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM), Rubin Zemon nga Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) dhe Nexhat Bexheti nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD),

“Një njësi zgjedhore do të mundësojë që Maqedonia të fitojë përbërje parlamentare e cila do të jetë reale dhe do të paraqesë vullnetin e qytetarëve.  Në atë mënyrë nuk do të humben qindra e mijëra vota për partitë të cilat nuk janë pjesë e koalicioneve të mëdha. Kjo do të çojë drejt demokratizimit të tërë sistemit dhe do ti shmang krizat politike, të cilat, mes tjerash, gjenerohen edhe nga modeli zgjedhor”, thuhet në letrën e partive.

Lajme të ngjashme

Back to top button