Pushteti t’i dëmshpërblejë honorarët

Mila Carovska, kryetare e Komisionit për punë dhe politikë sociale të LSDM-së, sot në konferencë për shtyp kërkoi që pushteti t’i dëmshprblejë të gjithë qytetarët, të cilët deri më tani rregullisht i kanë paguar kontributet e imponuara për honorarët.

LSDM-ja i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të kontribuojë se këto ndryshime ligjore janë antikushtetuese.

“Së bashku me qytetarët, në 7 muaj e fundit kemi treguar në jologjikshmërinë e këtyre ndryshimeve ligjore dhe hapi i djeshëm qeveritar e konfirmoi këtë. Nuk e pranojmë justifikimin e Stavreskit për tërheqje të vendimeve ligjore, por dakordohemi me të që me të vërtetë “janë ezauruar efektet” nga jologjikshmëria e ligjeve”, tha mes tjerash Carovska.

Ajo theksoi se në të gjitha proceset e miratimit të vendimeve të reja ligjore, duhet të kyçen qytetarët, që janë të prekur, që në përgatitje, për shkak se vetëm ligjet e këtilla mund të sigurojnë siguri juridike.

Lajme të ngjashme

Back to top button