BDI i kthen përgjigje editorialit të Muhamed Zeqirit

Pas editorialit të kryeredaktorit të TV Alsat-M, Muhamed Zeqiri, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim duke thënë se “ai nuk mban përgjegjësinë e fjalës së thënë dhe pasojat që mund të shkaktojë në masë më të gjërë, hedh vrer dhe nxit fushatë shumë të rrezikshme kundër iniciativës së ngritur për vënien e themeleve të Universitetit të dytë në gjuhën shqipe në Shkup.”

Kumtesa e BDI-së:

“Dje, TV Alsat-M, respektivisht kryeredaktori i këtij mediumi mjaft të respektuar, zotëri Muhamed Zekiri, duke e konsideruar këtë dritare të informimit si “pashalluk” të vetin, pa mbajtur përgjegjësinë e fjalës së thënë dhe pasojat që mund të shkaktojë në masë më të gjërë, hedh vrer dhe nxit fushatë shumë të rrezikshme kundër iniciativës së ngritur për vënien e themeleve të Universitetit të dytë në gjuhën shqipe në Shkup. Nuk do të kishte pasur asgjë të këqe në gjithë atë informim se gjoja “na paska ardhur deri tek një zbulim” se “BDI po shqyrtoka mundësinë e hapjes” së një Universiteti të ri në Shkup, po sikur të respektonte parimet bazë të informimit objektiv dhe qëllimit fisnik të cilit do lloj informimi.

Zotëri Zeqiri asnjëherë nuk e pa të rrugës të vej në kontakt dhe të dëgjoj edhe qëndrimin zyrtar të BDI, qëllimin e kësaj iniciative nga vetë nismëtarët e saj dhe të ngjashme. Si mund të interpretohen deklaratat e z. Zeqiri në editorialin e mediumit Alsat-M të tipit “USHT ka ra ne derexhe të mjerë dhe se USHT jep diploma falas,…”, pos një ofendim i rëndë për gjitha ata dhjetëra mijëra studentë të diplomuar në këtë çerdhe të diturisë.

Ku e bazoni thënien e Juaj shumë të papërgjegjshme kur deklaroni se “BDI është qeverisje për lekë”. Kjo është një papërgjegjësi, në rend të parë njerëzore, e më pastaj intelektuale dhe profesionale.
Si i jepni vetes luks dhe të deklaroni dhe të nënçmoni punën e qindra e qindra funksionarëve, drejtore institucionesh, drejtore te shkollave te mesme,  nëpunësve shtetëror, administratorëve dhe aktivistëve të niveleve të ndryshme shqiptar që janë në funksion të popullit dhe jetësimin e kërkesave të përditshme të tyre dhe gjithë ato përpjekje ti lidhni si “shërbime për lek”.
Ju, i nderuari Zeqiri, asnjëherë nuk e patë të udhës të shkelni personalisht në këtë Universitet dhe të shihni, apo të bëni një komparacion, si dukej USHT e vitit 1994 dhe si duket sot në vitin 2015 (Universitet me të gjitha nishanet e një institucioni të mirëfilltë i arsimit të lartë).
Pa dashur më tej të merremi me një debat joparimor dhe të pabarabartë se a duhet Shkupi të jetë qendra e dytë universitare për shqiptarët apo jo, BDI thekson se nuk do të ndalë iniciativat që janë në interes të popullit shqiptar kudo që ai frymon. Do të debatojmë për iniciativa të tilla të ngjashme vetëm në mjedise ku respektohet toleranca, konstruktiviteti, argumentueshmëria, vullneti, konstruktiviteti, jo njëanshmëria, qëllimi i mirë,…, e assesi në debate ku  mungojnë elementet kryesore të një debati të mirëfilltë.”

Shkrimi i Zeqirit mund të lexohet në këtë link.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. ju e gjithe BDI.ja nuke e keni mequrine e zotriute M Z, edhe nese aji hedhe vrer juve u djege se e kini mushe kupene ju kanise tju derdhete juve mashtruse te shqipetarve ne maske te UCK ,

  2. Pik se pari ju pershendes nga nje ishe ushtari uck por nje gje duhet ta din mose lujne me moralin e uck apo te bojne politik me emrin e uck turp te kente gjithe te bdi is po cdo gje ka fund

Back to top button