Kosova shtet i partive e aspak i mundësive

Kosova vendi ynë pothuajse  çdo ditë përcjellë dhe realizon skena paradoksi, që realisht dhe në thelb  përbrendësojnë  dhe mjerisht bien  tek masa e gjërë popullore  dhe në masën më të madhe bëjnë për të kuptuar se e tërësishmja si rëndësi po mbetet të jetë e karakterit të dytë dhe rrjedhimisht po minimizohen mundësitë progresive që do të kishin mundur  ta frymojnë çështjen  zhvillimore të Kosovës.

Tash së fundi më ra të dëgjoj se këshilltari i ish kryeministrit Thaçi, z.Dukagjin Gorani paska shprehur vullnet dhe mundësi  që numrit të subjekteve politike kosovare t’ia shtoj edhe një projekt politik për të cilin sipas tij mendohet se Kosova s’përfaqëson diçka esenciale që do të mund të quhet si pozitive dhe e rëndësisë kolektive e qytetare.

Ndaj kësaj të fundit  maksimalisht  pajtohem se përbëjn çështje shumë faktike, por ajo çka mendoj dhe besoj se mendohet është shtetësia  e degjeneruar, se jemi shteti që specifikohemi me numrin më të madhë të subjekteve politike që megjithatë bëjnë dhe të jemi shtet ku sistemi  zgjedhor të shpërndahet në shumë parti.

Ne të gjithë e dimë se ligji thelbësor dhe zhvillimor në natyrë është konkurenca, ku në thelb merr logjikën e më të mirës, ngritë cilësinë ndaj gjërave më rrjedhimore ku domosdoshmërisht avancon dhe siguron  edhe karakterin  më kredibil në sistemin biofilik.

Sot ne  si shoqëri e re me tendenca demokratike dhe integruese  më së paku   kemi  nevojë për shtim të ndonjë subjekti politik ku e veçanta e saj është se karakteri universal i cili vulos gjithçka  dhe  për obligim ka përfshirjen e përgjithshme, mirëpo absurdi me i anshëm qëndron mjaftë  rëndë pikërisht nga mënyra e paraqitjes dhe prezantimit të tyre.

Sot çdo mundësi për krijim të ndonjë subjekti politik në Kosovë më shumë konsiderohet e numrit dhe përfitimit material sesa e ndonjë të kolektivitetit shoqëror, ngase shoqëria si tërësi shumë legjitime fatkeqësisht  është lënë për vite të tëra nën mëshirën e fatit, nën mundësinë për të qeverisur drejtësisht dhe nga këto të bëma ne e kemi të pashmangshëm të përfshihemi në procese politike negative.

Rëndësi dhe prosperitet duhet patjetër t’i ipet individit, se vetëm në atë mënyrë mendohet për tjetrin, e tjetri patjetër së përbën shoqërinë me numrin  e saj të aq të vlefshëm.

Më shumë ngase mund të saktësojmë se Kosova me gjithë elementet më bazike e shtetformuese dhe ndërtuese qëndron aq keq sa që as mendja më e dobët s’mund ta pranoj si të  mirëfilltë, shprehimisht të bëhet fjalë për sistemin e drejtësisë atij të ekonomisë si dhe të gjithë rrjeteve institucionale  që për vite nëse vargohen marrin numra  negative.

Pothuaj çdo parti verbalisht e ka të pashmangshme prezantimin ideologjik  të saj, ku esenca e shprehjes qëndron  se ata mbrojnë dhe flasin diçka që është shumë normale dhe e nevojshme a në realitet bëjnë me kundërshti tjetrën që më shumë del se iu përmbushën egoizmat e pashprehura numerikisht të tyre.

Kosovës, karakteri funksional duhet me domosdoshmëri t’iu ndërrohet dhe përderisa një gjë e tillë nuk pasohet vështirë se gjërat dhe elementet do të mund të vihen në kahjen e duhur. Këtu tek ne, në shoqërinë tonë pa orientim të kërkuar vihen në zbatim shumë çështje paradoksale njëkohësisht edhe fenomene të pazakonta që shfaqin tendenca për një ekzistencë anormale. Gjithkund dhe sipas gjuhës natyrore jeta e njeriut dhe më pastaj kolektivitetit mbizotron fuqishëm për shkak të fuqisë që posedon dhe rrjedhimisht punon për mirëmbajtjen e tyre.

Sot për këto kohë qytetarët kanë nevojë të pashmangshme më shumë për progresivitetin shoqëror siç mund të jetë në hap të vazhdueshëm me kërkesat e tyre e jo për tendenca dhe përfytyrime nga liderët  partiak kinse për një shtet zhvilimor. Shtetit i nevojitet gjeneratë e re si ne aspektin kohor ashtu edhe në atë mendësor dhe vetëm në këtë kahje mund eksplicit të jetë garanci për mundësi të aspektit zhvillimor.

Se sot të mendosh rrethë kësaj elite qeverisëse për rregullimin e jetës tërësore është gabimi më i madhë që mund të kap ndokënd, dhe të mundohesh ta arsyetosh këtë rrugë është si të  vendosësh qerrën para kuajve dhe të pritësh për mundësi levizje.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë aspak për fjalë boshe dhe për prezantime të rrejshme se kjo mënyrë e premtuar në realitet përbën smundjen më të rëndë që mund t’i kaploj, por njëherë e më shumë ka nevojë për kahje të mirëfilltë të shtetfunksionimit që do të ishte në shërbim të plotë të qytetarëve të vetë .

Shteti medoemos duhet të jetë në vijë të kërkuar të qytetarëve, kjo është kuptimi i kolektivitetit të  përgjithshëm shoqëror që natyrshëm bënë të jetë e pashmangshme dhe kësisoj tjetrin e vendos në pozitë qendrore e e kjo prezanton linjë të rregulltë të aparatit shtetëror e cila aspak s’po na ngjanë, mirëpo rast i shteteve perëndimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button