Shpaloset ueb faqja e re e Agjencisë së Inteligjencës, mungon gjuha shqipe

Agjencia e inteligjencës ka afishuar faqen e internetit. Nga ky shërbim i inteligjencës njoftojnë se faqja do të përfshijë të gjitha informatat e rëndësishme për punën dhe kompetencat e Agjencisë, ndërkaq qytetarët mund të dërgojnë informata lidhur me kërcënimet e sigurisë së shtetit. Megjithatë faqja do të funksionojë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Agjencia ka anashkaluar gjuhën shqipe në faqen e saj të internetit. Kohë më parë ishte shkarkuar edhe zv/drejtori shqiptar në këtë Agjenci. Ndërsa derisa në këtë Institucion kishte zv/drejtor shqiptar, ueb faqja ishte edhe në gjuhën shqipe. Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button