Anashkalimi i degëve në BDI, mund të krijoj skenarë të ngjashëm me atë të Kumanovës

Përplasjet e reja për shkak të anashkalimit të degëve të Sarajit dhe Studeniçanit gjatë emërimeve të fundit mund të përshkallëzohen në ndonjë skenar të mundshëm dhe të ngjashëm me atë të Kumanovës. Këtë rrezik e paralajmëron nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i kryesisë së BDI-së Rafis Haliti. Megjithatë ai dhe deputeti i zonës së Studeniçanit, Zulfi Adili thanë se nuk do të lejojnë përsëritjen e Kumanovës, transmeton Alsat M.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me aktivist të degës së Sarajit, gjithsesi se kam kërkuar takim me kryetarin Ahmetin në këtë drejtim të bisedojmë kurse sa i përket skenarëve të errëta që paralajmërohen unë do të them se ka pasur dhe ka simptome të atilla por nuk do të lejojmë që të vije deri te ajo që ndodhi në Kumanovë”, deklaroi Rafis Haliti, deputet i BDI-së.

“Nëse dikush pretendon që të përsëriten skenarët e errëta brenda radhëve, brenda njerëzve të pastër, brenda njerëzve që ia duan të mirën këtij populli, do të duhet ta them shumë hapur se nuk do ia arrij atij qëllimi për arsye se nëse dikush pretendon se do të ketë skenarë të errëta për një karrige, për një pozicion që dikush do t’i shfryje ndoshta epshet e veta, në këtë grackë ne nuk do të biem për arsye se ne pretendojmë të jemi përfaqësues të denjë të popullit”, theksoi Zulfi Adili, deputet i zonës.

Haliti akuzoi Musa Xhaferin për mos respektimin e bazave të partisë. Sipas Halitit dhe Adilit, emërimet që kaluan së fundi në Qeveri, janë vendime jo të mira dhe të pamatura nga BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button