Tetovari fluturon me “BMW”-në në kafiteri

Makina e tipit BMW me targa të Tetovës e drejtuar nga 39 vjeçari M.A., nga Bogovina dje ka fluturuar në një objekt hotelierik, njofton SPB-Tetovë.

Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 12.30 kur makina për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke goditur në tavolina dhe karrige të objektit “Shkorpion”, e më pas edhe në murin e një shtëpie.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa dëmi material vlerësohet në 50 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button