Kadares sërish i del punë me Turqinë

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ka sqaruar evoluimin e shkollave shqip dhe se si turqit e kanë ndaluar gjuhën shqipe në shkolla gjatë shekullit të XIX.

Kadare thotë se ata që e sulmojnë Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, sulmojnë një vizionar të madh, princ e një njeri që e ktheu vështrimin drejt Europës, transmeton Indeksonline.

Lexojeni të plotë postimin e Kadaresë: 

“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme.

Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.

Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.

Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!” , ka shkruar Kadare.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. po be ismail kadare ne qofta se i spjegon ato te dhenase greget serbe vllae se si vin te shkolat e tyre se tregon vresjen e ati sotiri pse u vra dhe prej kujt u vra ju jeni ni shkrimtar por kur shqipria ishtev ne mjerim ju lat shqiperin iket ne franc po edhe sotiri ashte vra prej njerzve serb bullgar greg vlla se te gjidha ndodhit qe shihen per shqiptart fajtor i beni shqiptart qe me emra jo krishtere dhe skener beu ju perfaqsoni gjergj po ai me focen dhe munsint e veta smundi shkollat me i hapur ne gjuhen e vet po luftonte per krishtert tradhtija i vjen prej krishterve dhe sot edhe prej juve ska shka te pritet ta mbroni krishtrizmin . shqiperia si ashtu eshte e ndar ne 7 pjes .sidomos ndihma e juve nuk duhet se ni levizje per te mir te shqiptave skeni be po perqarjet vin prej krishterve shqiptar apo ordodoks apo katolik .shiptaret fetar islam ne secilin aspekt kan sakrifiku per shqiptart .ne lutrat kosov se di sa shqitar katolik ka luftu dhe ortodoks po ashtu mos te pyes per lufen ne maqedini .shum e drejt ishte ne portalet se papa harxhoj ne shipri 5.000.000$ taip erdogani solli 18.000.000$ krahaso se kush eshte per shqiperin a krishtert apo fetart islam shqipetar .prej gjergjit qi po dhu ti apo sotirit.

Back to top button