U mbajt nata e parë e manifestimit “Gosfest”

Me hapjen solemne të bërë nga ana e shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës, Bashkim Hasani, në Gostivar të mërkurën në mbrëmje filloi manifestimi treditor “Gosfest”, që tani e tre vite po realizohet nga ane Komunës së Gostivarit me rastin e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje.

Në emër të kryetarit Nevzat Bejta, shefi i kabinetit Bashkim Hasani uroj mërgimtarët për ardhjen e tyre në vendlindje, duke shtuar se Komuna e Gostivarit vlerëson lartë kontributin e tyre për vendlindjen dhe se dyer e komunës do të jetë gjithmonë të hapura për çdo nevojë dhe kërkesë të tyre.

U mbajt nata e parë e manifestimit “Gosfest”, balerinët e vegjël shkëlqyen amfiteatrin veror të Gostivarit (6)

“Sonte jemi në amfiteatrin veror të qytetit ku po mbahet nata e parë e manifestimit “Gosfest”. Natën e parë e filluam me pjesën më të vyeshme të shoqërisë, rininë dhe fëmijët tanë. Ato kanë përgatitur një program shumë të mirë me balet, valle dhe muzikë. Gosfest organizohet pir hir të mërgimtarëve për të cilët komuna e Gostivarit ka një qasje shumë pozitive dhe është vënë në shërbim të tyre për çdo rast dhe nevojë që mund të lind”, deklaroi Hasani.

U mbajt nata e parë e manifestimit “Gosfest”, balerinët e vegjël shkëlqyen amfiteatrin veror të Gostivarit (14)

Sarita Selmani nga “iDance Studio”, studio që u përkujdes për pjesën e parë të programit të natës së parë, deklaroi se mbrëmja rinore kaloi nën hijene baletit, vallëzimit modern dhe muzikë së përzgjedhur nga DJ të mirënjohur.
“Për natën e parë u përcaktuam që ta mbajmë në amfiteatrin veror të qytetit ku mbi 30 fëmijë të moshës nga 4 deri 10 vjet u paraqiten me balet modern dhe vallëzim teatral. Shfaqja quhet “iScream” dhe besoj që i ka pëlqyer publikut. Pastaj, para publikut u prezantuan edhe DJ Chronic, DJ Knockout dhe DJ Madiba me pikat e tyre të përzgjedhura muzikore”, tha Selmani.

Nata e dytë i dedikohet teatrit. Me datë 30 Korrik – 2015 me fillim prej ora 21:00 në Shtëpinë e Kulturës në Gostivar do të shfaqet premiera e dramës së quajtur “Striptizë”.

U mbajt nata e parë e manifestimit “Gosfest”, balerinët e vegjël shkëlqyen amfiteatrin veror të Gostivarit (3)

Manifestimi “Gosfest”, përmbyllet me natën e tretë e cila do të zhvillohet më 31 korrik me fillim prej ora 21:00 në sheshin e qytetit dhe që do t’i dedikohet këngës dhe valles së bukur burimore shqiptare. Krahas prezantimit të “Luleve të Malësisë”, dhe “Jahi Hasani”, të ftuar do të jenë edhe artistët e Qendrës Kulturore “Xhavit Haziri”, nga Obiliqi i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button