BDI: Sulmi ndaj universitetit si “ide fisnike e kombëtare” është qëllimkeq

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar edhe një kumtesë në lidhje me idenë e hapjes së një universiteti të ri shtetëror në Shkup në gjuhën shqipe. Në këtë kumtesë BDI ka ripërsëritur qëndrimin se hapja e këtij institucioni shtetëror është një “ide fisnike e kombëtare” ndërsa mediat i kanë fajet që e negativizojnë atë.

“Për ne dhe për qytetarët do të ishte e pritshme të iniciohet debat për cilëndo çështje, por të organizohet një fushatë e tërë kundër avancimit të arsimit të lartë dhe ndërtimit të institucioneve arsimore, është thjesht e pakuptueshme. Hapja e shkollave dhe universiteteve, dhe në këtë kuadër edhe ndërtimi i kampit universitar në kazermën Ilinden, është vazhdimësi e politikave të BDI-së dhe kjo është faktuar në të gjitha periudhat e qeverisjes sonë.” thuhet në kumtesë.

Më tej, BDI i quan “nihilizëm qëllimkeq” shkrimet në këtë temë duke cilësuar se ata bëhen “për të sulmuar BDI nga qarqe të cilave u pengon që shqiptarët të përfaqësohen nga një parti e fortë, me përcaktime të palëkundura kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mos na tregoni pèrralla ,por realizoni ata premtime qe qe 14 vjet i premtoni. Sa per Universitete i kemi 2 dhe tè njejtat jeni duke i shkatèruar….
    Po tentoni qe te largoni vemendjen prej problemeve reale, apo ne menyre reale po doni ta shkateroni Usht-èn ..
    Problem ka arsimi Shqip fillor dhe i mesèm a ta rregullojeni….

Back to top button