Në Shkup hapet televizioni i parë privat turk, flet shqip e mendon turqisht!

Mendo tyrkçe e fol shqip. Fol shqip e ndonjiher pshton ndonjë fjalë tyrkçe. E lash me tallava e e gjeta me tyrk elhamdurila. Kështu një media lokale u shëndrrua nga tallavaja në televizionin e parë privat që mendon turqisht e flet shqip. Pak i kishim disa shkolla turke, ca universitete e serialet po na u desht edhe ‘nji televizi’ që mendon mirë për popullin e vet e tek-tuk për ndonjë popull tjetër këtej pari nëpër Ballkan.

Zatën ka pas nevojë se ingjet e agallarët shqiptarë nëpër Yskyp, dijnë shqip po flasin tyrkçe – se kështu duken ‘ma moderno’. Një traditë e trashëguar prej kohësh e njohur ndryshe edhe me frazën “tyrk elhamdurila” thënë kjo nga goja e shqiptarëve që kishin marrë rrugën e asimilimit por e cila u mbeti në gjysmë duke i lënë as mish e as peshk. E di si më ngjan, si Shqipëria e viteve ’30 kur po mundohej të shkëputej nga orientali e të shkonte drejt oksidentit. Ca fjalë shqip, ca turqisht e ca frengjisht – puna çok bërbat.

Si qenka kjo punë që në emër të vlerave të përbashkëta të dy vendeve a dy kulturave, njëra të zotërojë tjetrën, ose ta mbulojë fare?! Neve të na rrojë televizioni publik që edhe pse në shërbim të pushtetit, të paktën programet kulturore e artisike i ka shqip. Gjasme tanimë në 2015-tën po shkojmë drejt kozmopolitanizmit e s’ka më kufinj mes etnish e fesh, s’ka më dallime e përçarje. S’ka?! Po në momentin që ti mundohesh të sjellësh një mjet ndikimi në një vend, kjo nënkupton që nuk po e lë një shoqëri të zhvillohet e lirë dhe vetë të gjejë rrugën të cilën e dëshiron. Po e rrethon. Po e veçon. Po e indoktrinon.

Nga ana tjetër s’keni faj, në një Maqedoni me pak treg mediatik dhe jo shumë traditë profesionalizmi gazetarsk, ku njerëzit s’kanë shumë pasqyra ku ta shohin veten e tyre, e keni gjetur vendin e duhur. Tani, o burra, t’i biem! Hap shoqata, hap televizione, hap shkolla, serialet buçasin gjithë ditën. Fëmijët kanë filluar të fusin në fjalor ‘gyle-gyle’ e ‘çok-saull’, por gjithsesi ju vazhdoni! Bjeruni! Po ta dini se ata prap se prap kanë për ta kërkuar tomlin e nanës!

As mos e çoni nëpër mend se ky shkrim ka ardh nga ndonjë frymëzim romantik i ndonjë vepre të Sami Frashërit ose ndonjë rilindasi tjetër. Aspak. Vjen nga vëzhgimi im nga një kohë në një kohë tjetër, me shkëputje 3-4 mujore nga Shkupi e që më bën të vë re çdo ndryshim.

E vazhdoni e keqpërdoreni edhe atë fije damari që u ka mbet në ballë. Bjeruni dhe bjeruni… Fol shqip e mendo turqisht. Fol shqip e mendo sllavisht.  S’më mbetet gjë tjetër veç t’ju përshëndes me ‘tomlin e nanës’…

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ma moderno është të llafosish shqip e të mendojsh si me qen i paketum ne Beograd. Adır öyle be çocuk? Diver bana!

  2. O Besir
    Ju andej ne Maqedoni jeni duke zhvilluar nje lufte ndaj Turqise. Cka ndodhi me juve? Pa turkun s’jeni gje ju. Ju hane per mengjes! Po habitem cka eshte puna juaj. Ti vet e thua se eshte TV Turke, edhe cuditesh e te vjen inati pse mendon turqe. Cka po ju pengon juve turku? Me teper po ju pengon turku se sa maqedoni. Nuk e shikoni se nje grusht maqedonesh po tallen me ju e po ju sundojne, ju bene si minoritet-komunitet magjupsh, e kapeni kot per turkun.

    1. Pse ti a nuk te sundojnë një grusht Serbë në Kosovë e keni shit nderin Amerikës dhe euleksit e tash gjen mana te shqiptarët e Maqedonisë

  3. JO GABIM JENI,MA MODERNO ESHTE FOL SHQIP MENDO VATICANO-AMERICAN EDHE PARA GJITH INSTITUCIONET EDHE SHTEPI VENDOJ FLAMURI AMERIKAN DHE NJE KRST SI NE VODNO !

  4. Besir Arifi,ke shqiptarve moderno eshte Nene Tereza misionerka e Vatikanit,ke shqiptarve moderno eshte Gjorgji Kastrioti (Svetiot Vojnik na Isus)cka ka masakruar 50.000 shqiptar-musliman,ke shqiptarve moderno eshte para komunave shqiptar flamuri amerikan,ke shqiptarve moderno eshte konvertimi prej Islam ne Krishterizm se shqiptar jane shume moderno dhe jan evropjane!!!E koka koka!!!

  5. Besir, duhet të rritesh pak, e më pas të komentosh. Ma mir me mendu turqisht sesa UDB-isht…:)

Back to top button