Stema territoriale në Shqipëri (FOTO)

Lexo pjesën paraprake: Stema shqiptare në librin e Der Adel von Kroatien und Slavonien të dr. Bojniçiqit

Në këtë koleksion janë dhënë tetë stema territoriale shqiptare (shih fig. 12, 14, 15, 18, 20, 21, 22, dhe 23). Stema e parë territoriale shqiptare që njihet deri më sot është e vitit 1694 dhe gjendet në Stematografinë në dorëshkrim të Pavle Riter Vitezoviqit, dhe për herë të fundit e publikoi Fridrich Heyeri në vitin 1873. Në qoftë se analizohen nga pikëpamja heraldike të gjitha këto tetë stema territoriale të Shqipërisë, do të përfundohet: të gjitha najë të sakta nga pikëpamja heraldike, sepse i përmbajnë të gjitha elementet që duhet t’i ketë një stemë territoriale, e këto janë: mburoja, ngjyra, emblema, kurora dhe mbishkrimi.

Pjesa kryesore dhe e domosdoshme e stemës është mburoja.[1] Mburoja është bartëse e stemës. Në kohën e paraqitjes së stemës mburoja ka qenë shenja e parë e përkatësisë ushtarake, respektivisht feudale. Prandaj në atë kohë stema nuk ka qenë kurrgjë tjetër përveç mburojë, d.m.th. Stema ka qenë e thjeshtë, e përbërë prej mburojës dhe emblemëit në të, e më vonë në kohë të rokokos, stema gjithnjë e më shumë bëhej e ngarkuar me elemente të ndryshme të stolisura, që ishte karakteristikë e periudhës së atëhershme së artit. Të gjitha stemat e paraqitura këtu kanë formë katrore ose spanjolle të mburojës Stema1  përveç njërës që ka formë katërkëndëshe ose francezestema2  (fig.21).

Prej kësaj shihet se në Shqipëri mbisundon ndikimi heraldik spanjoll me anë të posedimeve të Spanjës që kishte në mesjetë në Italinë e Mesme dhe të Jugut.

Ngjyra është po ashtu njëri prej elementeve të rëndësishme të stemës. Ato stema që kishin emblemëe të njëjta, e të atilla në heraldikën e përgjithshme ka pasur shumë, ndryshonin përkah ngjyra. Ngjyra të tjera, do të thotë stemë tjetër. Ngjyra poashtu është element i obligueshëm në stemë, si është mburoja e emblemëi. Më parë në heraldikë përdoreshin gjashtë ngjyra themelore: e kuqja, e zeza, e kaltërta, e gjelbëra, e arta dhe e ërgjenda, e më vonë edhe ngjyra violete. Secila ngjyrë ka pasur kuptimin e vet simbolik. Ngjyra e kuqe simbolizon trimërinë, burrërinë e guximin; e zeza ka qenë simbol i zisë, i mirëkuptimit e i qetësimit; e kaltra përfaqësonte bukurinë, bindjen e butësinë e ndjenjave; ngjyra e gjelbër ka qenë simbol shprese, gëzimi e begatie; ngjyra e artë shënonte begati, drejtësi dhe shpirtmadhësi, e ngjyra e ergjëndë ishte simbol nderi e virgjërie.[2]

Kur shtypeshin ose botoheshin albumet e stemave me ngjyrë bardhë e zi, respektivisht pa ngjyra, që të theksohen prapëseprapë ngjyrat përdoreshin vijat heraldike. Kështu me pika e vija shënohej ngjyra në stemë. Mënyra e këtille e paraqitjes së ngjyrës në

stemë u përdor prej jezuitit francez Menestrier në punën e tij Abrege methodique des principes heraldiques ou du veritable art du blason. Bordeaux 1701. Ai i paraqiti ngjyrat si vijon:stema 3

Mënyra e këtillë e paraqitjes së ngjyrave më vonë ka qenë përdorur edhe në heraldikën shkencore.[3] Po kjo mënyrë e paraqitjes së ngjyrave është përdorur edhe prej Riter Vitezoviqit, Kristifor Zhefaroviqit dhe të tjerëve, kur i punonin Stematografitë e tyre.

Stemat shqiptare kishin ngjyra të ndryshme në mburojë që nuk është e zakonshme në heraldikë. Një stemë territoriale duhet të ketë një ngjyrë të vetme në mburojë dhe ngjyrë të njëjtë në emblemë. Stemat shqiptare që janë paraqitur këtu, kanë ngjyra të ndryshme në fushën e mburojës. Kështu, për shembull, stemat që janë në fi g. 18 e 20 mburojat i kanë në një ngjyrë, d.m.th. kanë ngjyrë të bardhë, stemat në fig. 21 e 22 kanë mburoja me ngjyrë të kaltër(me të cilën në heraldikë shënohen vendet e varura dhe të paçliruara), kurse stemat në fig. 12 e 23 kanë ngjyrë të verdhë ose të artë në tërë mburojë. Stemat e tjera janë dyngjyrëshe. Kështu stema në fig. 12 ka ¾ të gjelbër e ¼ me ngjyrë të verdhë, kurse stema në fig. 15 ka ¾ në ngjyrë të kaltër e ¼ në ngjyrë të gjelbër. Në këto stema dyngjyrëshe fusha e madhe është gjithmonë lart, e fusha e vogël gjithnjë poshtë. Kështu te stemat shqiptare deri në fundin e shek. XIX  ngjyra e mburojës nuk ka qenë e qëndrueshme, nuk ka dominuar asnjëra nga këto ngjyra.

Emblemëet e stemave duhej të ishin të qarta dhe të kuptueshme për secilin, e posaçërisht për kalorësin analfabet dhe për popullin.[4] Ndonjëherë emblemëi në stemë simbolizon meritat ushtarake të mbajtësit të stemës, si, për shembull, turk të vdekur, e ndonjëherë figurativisht simbolizon ekonominë më të rëndësishme të pronarit për shembull, grilë rrushi, duaj, kuaj e të tjera. Stemat e qyteteve të komunave shpesh i kanë si emblemë padronët e qytetit.[5]

Stemat territoriale shqiptare kanë tri emblema të ndryshme: fortesë të bardhë me kullë e bedeme (fig. 12, 15, 18, 20, 21 dhe 22), tre krerë të zezë (fig. 14), luan të kuq (fig. 23) Në heraldikë nuk është e zakonshme që një stemë territoriale të ketë emblemë të ndryshme. Ajo duhet të ketë gjithnjë një emblemë të njëjtë që e përfaqëson vendin, respektivisht popullin. Më vonë për emblemë të Shqipërisë është marrë shqiponja dykrerëshe e zezë që u bë e qëndrueshme.

Kurora vendoset mbi mburojë, e pikërisht ashtu që të shtrihet në mburojë. Në disa stema ajo vendosej më lart, kështu që midis mburojës dhe kurorës mbetej hapësirë e lirë që s’është krejtësisht në frymë të heraldikës.[6] Kurora ka qenë gjithnjë e ngjyrosur me të artë.[7] Ajo ishte simbol i autoritetit suprem e i sundimit. Prandaj në fillim kurora ka pasur vetëm në stemat e perandorëve e të mbretërve, e më vonë edhe në stemat e dukëve e të princave kryesorë, e shumë më vonë nisi të vihet edhe në të gjitha stemat e njerëzve të oborrit.[8] Kurorë kanë pasur edhe të gjitha stemat shtetërore e territoriale. Për të gjitha kurorat ka qenë e përbashkët se kanë qenë të ngjyrosura me të artë, të stolisura me gjethe hurme ose dafine dhe kjo (kurora) e tëra ka qenë e stolisur me diamante.

Në stemat shqiptare (fig. 12, 22 dhe 23) kurora është e artë. Ngjyra e artë është shënuar me viza heraldike. Në stemat e fig. 13, 15, 18 e 20 ngjyra nuk është shënuar, çfarë nuk lejohet në heraldikë. Vetëm në stemën e fig. 21 nuk ka kurorë.

Mbishkrimet në stemat shqiptare janë këto:

ALBANIA (fig. 12 e 14)

АЛБАNЇA (fig. 15 e 18)

АЛБАНИА (fig. 20)

АЛБАНIЄ (fig. 21)

Königreich ALBANIEN (fig. 22 e 23)

Të gjitha janë vendosur mbi, vetëm njëri është nën stemën (fig. 21). Asnjëri mbishkrim nuk është në shirit.


 

[1] Каменцева Е.И., Устюгов Н.В. ‘Русская сфрагистика и геральдика’  Высшая школа, Москва 1953, 58.

[2] фон-Винклер, Гербы городов, губерний, областей и посадов Российской Империи, внесенные в полное собрание законов с 1649 по 1900 год С –Петерсбург 1899, 5.

[3] Glasnik heraldike, viti I, nr. I i 5 korrik 1937, Zagreb, 7. Glasnik heraldike, viti I nr.4, 1 dhjetor 1937, Zagreb, 10. Gjorgje Popović, Srpski grb i srpska zastava, „Srbadija“, Лукомскй – Триполитъ, Русская гералдика, руководство къ составлении и описание гербовъ.  Петроградъ 1915, 24.

[4] Solovjev, Istorija srpskog grba, „Srpska Misao“, Melburn 1958, 28.

[5] Enciklopedija leksikografskog zavoda III, 242

[6] Арсеньевъ, Гералдика – лекцïй читаньия в Московском археологическом институтъ въ 1907/8 год. Москва 1908, 228.

[7] Glasnik heraldike, viti I, nr. 1, 5 korrik 1937, Zagreb, 7.

[8] Aрсеньевъ, v.c. 227 dhe 228.

Lajme të ngjashme

Back to top button