MPB: Argëtim Asani është vrarë me 14 plumba

Policia e Ohrit ka ngritur aktpadi kundër 23 vjeçarit Abdulla Kupa nga Veleshta, si i dyshuar për vrasjen e zv/drejtorit të DAP-it Argëtim Asani nga Struga. Nga MPB-ja njoftuan se Kupa ka shtënë me 14 plumba në Asanin.

“Aktpadia është ngritur në dy baza, për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje dhe tregti me armë dhe materiale shpërthyese. Menjëherë pas vrasjes ai me të njëjtin automobil është arratisur deri në momenti kur pas informatave operative të stacionit policor të Strugës nuk u ndërmorën masa konkrete për gjetjen e tij.’, deklaroi Stefan Dimovski zëdhënës i SPB-Ohër.

Dimovski tha se arma me të cilën është kryer vrasje ishte ilegale. Nga policia nuk komentojnë motivet e mundshme të vrasjes. Thonë se kjo është kompetencë e gjykatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button