Shtatori do sjell valë të re emigrantësh

Shtatori pritet të sjell valë të re të emigrantëve në Maqedoni. Rreth 10 mijë banorë të vendeve të prekura nga luftimet nga jugu i Turqisë me anije pritet të kalojnë në Greqi dhe më pas në drejtim të Maqedonisë. Paralajmërimi vjen nga aktivistët e Shoqatës ‘Legis’. Jasmin Rexhepi thotë se informatat për valën e re të emigrantëve i ka marrë nga aktivistë nga Greqia. Ai bën apel që Institucionet kompetente në vend të mendojnë mënyrën për tu përballur me një numër të madh të emigrantëve.

‘Kjo nënkupton se Greqia do të përfshihet nga një valë të madhe refugjatësh, këtu do të përfshihet edhe vendkalimi jonë kufitar ku pritet të kalojnë prej 4 deri në 10 mijë persona në ditë, pra të gjitha këto parashikime të aktivistëve në Greqi. Kjo do të kishte qenë një katastrofë humanitare dhe mendoj se Institucionet përgjegjëse duhet të mendojnë se si do të ishim ballafaquar me një valë kaq të madhe refugjatësh’, deklaroi Jasmin Rexhepi, nga Shoqata LEGIS

Përfaqësuesit e kësaj organizate joqeveritare udhëtuan për në Gjevgjeli, për ti ndihmuar mbi 1 mijë emigrantëve që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë.

‘Për dallim nga dita e pardjeshme kur kishte 1600 persona, numri gjatë 24 orëve ishte rrumbullakuar në 1000 njerëz dhe ato trena që ‘Hekurudhat e Maqedonisë’ i dërguan shtesë, bëhet fjalë për dy trena shtesë, gjithsej janë tani 5, ishin të mjaftueshme për ti tubuar të gjithë. Gjendja akoma është dramatike, shumë është nxehtë, po vijnë shumë familje me fëmijë’, thekson Jasmin Rexhepi.

Gjatë këtij viti, në Maqedoni, kryesisht në Gjevgjeli dhe Kumanovë kanë qëndruar rreth 17 mijë emigrantë, në tentim për të kaluar kufirin në drejtim të Evropës.

Lajme të ngjashme

Back to top button