Rritet çmimi i druve për ngrohje

Drutë për ngrohje këtë vit shiten nga 10 euro më shtrenjtë se vitin e kaluar. Pos rritjes së çmimit, problem tjetër paraqet edhe mungesa e druve nëpër depot private. Shitësit e druve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, për mungesën e druve dhe ngritjen e çmimit fajëson ‘Pyjet e Maqedonisë’

‘Çmimet prej vitit të kaluar kanë ndryshuar edhe atë deri në 10 euro dallimi është. Kërkesa është e madhe nga popullata mirëpo drutë ku i presin atje nuk ka shumë, pak edhe kriza politike ka ndikuar dhe ka ardhur deri në këtë shkallë, punë këtu më shumë është edhe me tenderimet, nuk janë informuar në kohë’, u shpreh një shitës

‘Mungesa e madhe e druve për dimër, nuk vërehet vetëm në pikat private të shitjes në Tetovë dhe Gostivar. E njëjta gjë vërehet edhe në pikat shtetërore të shitjes, të cilat janë pothuajse të zbrazëta’

Edhe banorët e anketuar nga Alsat M shprehen të revoltuar për rritjen e çmimit të druve për ngrohje.

Lajme të ngjashme

Back to top button