Studim: Puna jo e rregullt e pjesës së përparme të trurit shkakton prirje për dhunë

Hulumtimet e shkencëtarëve të Universitetit Beyazit Yildirim të Ankarasë, kanë treguar se pjesa e përparme e trurit tek njerëzit e prirur për dhunë nuk punon normalisht, shkruan Anadolu Agency (AA)

“Pjesa e përparme e trurit është pjesa e trurit e cila është e angazhuar me operacione të ndryshme, si impulsi i kontrollit, forca e vullnetit, planifikimet afat-gjata dhe mendimet e nivelve të larta. Hulumtimet kanë treguar se personat që janë të prirur për dhunë, kjo pjesë nuk iu funksionon si duhet. Është pjesë e cila mund të thuhet se njeriu e bën njeri, sepse ajo kontrollon ndjenjat që ndodhin edhe tek kafshët, si zemërimi, frika, epshi dhe oreksi”, tha Dr. Sinan Canan.

Nëse kjo pjesë e trurit nuk funksionon si duhet, ose nëse ajo është e dëmtuar, vështirësion kontrollin e motiveve të sulmit, për më tepër, ndonjëherë është e vështirë për të kuptuar situatën dhe ndjenjat e të tjerëve, ndërsa lehtëson përdorimin e dhunës, thonë ekspertët. Arsyet për funksionim jo të rregullt të trurit janë të shumta.

Canan konsideron se këto mangësi mund të shfaqen edhe kur personi është në zhvillim, kështu që fëmijët të cilët kanë qenë subjekt i dhunës kanë më shumë gjasa të bëhen të tillë.

“Fëmijët që kanë qenë subjekt i dhunës apo neglizhencës kanë më shumë gjasa të përdorin dhunën dhe neglizhencën”, tha Canan. Individët që rriten në ambiente të dashurisë dhe mirëkuptimit, munden shumë më mirë të përballen me vështirësitë e jetës. Gjithashtu, fëmijët tregojnë një shembull të sjelljes pozitive.

“Dashuria dhe mirëkuptimi janë zgjidhje aq e thjeshtë”, tha Canan duke paralajmëruar se brezi i ri mund të jetë më pak i prirur për dhunë në qoftë se atyre deri sa janë ende të rinj u tregohet dashuri dhe kujdes i mjaftueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button