KONKURS NGA SFERA E ARTIT PAMOR

Komuna e Tetovës | Municipality of Tetovo | ??????? ??????

Me rastin e festave të nëntorit, komuna e Tetovës duke dashur të nxisë dhe promovojë krijimtarinë autentike pamore shpall:

KONKURS NGA SFERA E ARTIT PAMOR

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën e artistëve figurativ të qytetit të Tetovës dhe Galerinë e arteve pamore shpall konkurs për pjesëmarrje në ekspozitën kolektive kushtuar 28 Nëntorit.

Konkursi është i hapur për të gjithë artistët. Punimet duhet të jenë drejtpërdrejtë të lidhura me simbolikën e 28 nëntorit në temën “ Nesër” . Veprat figurative duhet të kenë gjerësi maksimale deri 100 cm dhe  lartësi maksimale deri në 150 cm.

Pjesëmarrësit mund të konkurrojnë me vepra të artit figurativ, zgjedhje dizajnore, grafikë, pikturë dhe skulpturë.

Ky konkurs është kualifikues me çrast do të ekspozohen njëzet e tetë vepra të përzgjedhura nga juria profesionale.

Çmimi për veprën më të suksesshme të konkursit është 60 000 denarë.

 Punimet e përzgjedhura për ekspozitën kolektive që do të mbahet me datën 27 nëntor 2013 do të katalogizohen dhe do tu kthehen autorëve pas realizimit të ekspozitës.

Konkursi është i hapur deri më datën 24 nëntor.

Të gjitha veprat figurative duhet të dorëzohen në hapësirat e Galerisë së arteve pamore në Tetovë gjatë afatit sa zgjat konkursi prej orës 09:00 deri në orën 14:00. 

Lajme të ngjashme

Back to top button