Kumanovë, vritet komandant Shqiponja

Përgjaket sërish Kumanova. Vritet Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponja ndërsa janë plagosur edhe dy shoqërues të tij Shefki Rexhepi dhe Gani Demiri, njofton Alsat M. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta në afërsi të fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë. Jozyrtarisht mësohet se deri tek incidenti ka ardhur pas një zënke mes anëtarëve të BDI-së në Kumanovë për të marrë drejtimin e partisë në këtë qytet. Edhe mjeku kujdestar në spitalin e Kumanovës konfirmoi se një person rrugës për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerët kanë përfunduar me lëndime.

“Diku rreth orës 16 sollën tre persona, njëri prej tyre tashmë kishte ndërruar jetë. Janë sjellë me ndihmën e shpejtë, kështu që mjekja që e solli, konfirmoi vdekjen e tij. I Plagosuri i dytë, ka lëndime në gjoks në pjesën e poshtme. Për analiza plotësuese është dërguar në Shkup. Personi i tretë është plagosur në pjesën nën stomak dhe në bërryl”, tha mjeku kujdestar.

Incidentin e konfirmuan edhe në polici, por nga atje nuk japin detaje. Në SPB-në e Kumanovës njoftojnë se informata shtesë do të japin gjatë ditës së nesërme. Nga partia e Ahmetit nuk deshën të komentojnë zhvillimet në degën e Kumanovës që përfunduan me vrasjen e komandant Shqiponjës dhe plagosjen e dy shoqëruesve të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button