Burimet anonime rrezik për besueshmërinë e medies

[Recension: Zaev nuk u hap telefonin “lojalistëve” shqiptarë. A po ndodhë kjo edhe me “analistët”?!]

Burimet anonime janë një mënyrë për të informuar opinionin. Gazetari i përdor ato, pa cituar emrin e burimit në raste kur interesi publik është i madh. Por abuzimi i vazhdueshëm me burime anonime sjell rrezik për besueshmërinë ndaj medies.

Zaev nuk u hap telefonin  lojalistëve  shqiptarë.  screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Zaev nuk u hap telefonin “lojalistëve” shqiptarë. A po ndodhë kjo edhe me “analistët”?!

Data dhe koha e publikimit: 19.07.2015

Data e recensionit: 20.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë është i bazuar në një burim anonim. Teksti fillon me paragrafin: “Intelektualë shqiptarë dhe përfaqësues të Organizatave joqeveritare në Maqedoni theksojnë se lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka manipuluar me shqiptarët, vetëm e vetëm duke pasur si qëllim arritjen e marrëveshjes e cila përmbush interesat e tij politike dhe të LSDM-së”. Në këtë paragraf ka konstatim, i cili më pas nuk mbështetet me fakte.

Teksti me korrektësi citon se e vetmja deklaratë në tekst është dhënë për agjencinë INA, por më pas nuk tregon nëse i është referuar burimeve të tjera  për konstatimet që sjell.

Autori tregon se lajmi është shkruar duke iu referuar vetëm një burimi anonim. “Një aktivist i shoqërisë civile thekson për INA se, Zaev tani as edhe nuk ja hap telefonin, derisa më parë komunikonte për konsulta dhe nevoja të ndryshme, duke kërkuar masivitet dhe përkrahje”. Siç mund të vërehet, këtu autori nuk jep elementin më se të nevojshëm për lajmin, atë se cili aktivist dhe nga cila OJQ ka shprehur një qëndrim të tillë.

“E kemi kërkuar këto dy tre ditë dhe nuk e hapte telefonin. Kjo që ka bërë është jo korrekte, sepse të paktën të na kontaktojë dhe sigurojë se marrëveshja do të përfshijë edhe çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, sidomos rastet e montuara si ‘Monstra’, shkeljet e tjera në këtë shtet ndaj shqiptarëve dhe çështje të tjera. Në rast se ai nuk e bën një gjë të tillë për të informuar ne se çfarë në të vërtetë është firmosur dhe çfarë do të ndodhë me shqetësimet tona të ngritura, atëherë ne edhe këtë do ta shpallim si vazhdimësi të Gruevskit”.

Në tekst më pas për ti dhënë besueshmëri burimit është dhe kjo fjali: …një aktivist i shoqërisë civile, i cili ka qenë në protestat e opozitës, por duke dhënë përkrahje edhe në kampin para qeverisë”.
Vendimi për të lënë anonim burimin vlen atëherë kur interesi publik është i madh dhe informacioni do të duhej të publikohej. Në këtë rast kemi vetëm një burim nga i cili sillen përfundime.
Nga ana tjetër, lajmi përdor vetëm burimin anonim ndërkohë nuk ka të cituar anën tjetër të lajmit. Sipas të gjitha parimeve profesionale do të duhej të kishte qëndrim edhe pala tjetër.

Lajmi përfundon koment dhe përfundime të cilat nuk mund të verifikohen.  “A do të thotë kjo se Zaev injoron dhe nuk ua hap telefonin edhe do “analistëve” shqiptarë të cilët në kontinuitet po mbrojnë politikat e LSDM-së, ndërsa një kohë kanë votuar për këtë parti politike maqedonase?!”.

Vota e secilit qytetar është e fshehtë, por gjithashtu është edhe e vështirë që të dihet se kush për kë ka votuar.

Gazetari ka të drejtë të trajtojë çdo çështje që mendon se ka interes publik, por botimet duhet ti bazojë në fakte dhe duke mos ngatërruar komentet me lajmin.

Lajme të ngjashme

Back to top button