‘Bombat’, Prokuroria merr në pyetje Mijallkovin

Prokuroria thyen heshtjen lidhur me bombat e opozitës. Nga ky Institucion njoftuan se kanë marrë në pyetje ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, Goran Gruevskin, të punësuar tjerë në DSK dhe në MPB, raporton Alsat M.

Prokuroria njoftoi se tashmë është ngritur procedurë për të gjitha ngjarjet dhe se kanë ndërmarrë të gjitha mjetet e nevojshme për të vërtetuar nëse ekzistojnë elemente për kryerje të veprës penale dhe të vërtetohet përgjegjësia penale eventuale dhe më pas të veprohet në mënyrë të paanshme dhe profesionale.

Nga prokuroria njoftojnë se lidhur me përgjimin e supozuar të paligjshëm të personave Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska, Tito Petkovski, Andrej Zhernovski, Oliver Spasovski dhe Stevo Pendarovski, është hapur lëndë mbi të cilin në mënyrë aktive punon prokuror kompetent. Nga Prokuroria njoftojnë se të njëjtit në cilësinë e parashtruesit të padisë janë marrë në pyetje.

Lajme të ngjashme

Back to top button