Gjenden fragmentet më të vjetra të Kuranit

Fragmentet më të vjetra të Kuranit në botë janë gjetur në Universitetin e Birmingamit.

Dorëshkrimet  mendohet se janë të  paktën 1,370 vjet të vjetra, duke i bërë ato ndër dorëshkrimet më të hershmet në ekzistencë.

Faqet e librit  të shenjtë mysliman kanë mbetur në bibliotekën universitare për gati një shekull.

Eksperti i Bibliotekës Britanike në dorëshkrime të tilla, Dr Muhamed Isa Waley, tha se ky “zbulim emocionues” do të bëjnë muslimanët të “gëzohen”.

Dorëshkrimi ishte mbajtur me një koleksion të librave dhe dokumente të tjera të Lindjes së Mesme, pa u identifikuar si një prej fragmenteve më të vjetra të Kuranit në botë, transmeton Klan Kosova.

Tekstet më të vjetra

Kur një studiues PhD ka shikuar më nga afër këto faqe vendosi të kryejë një test radiokarbon dhe rezultatet ishin “befasuese”.

Drejtori i universitetit të koleksioneve të veçanta, Susan Worrall, tha se studiuesit nuk e kishin pritur  as në ëndrrat më të çmendura që këto faqe të librit do të jenë aq të vjetra.

“Gjetja se kemi pasur një prej fragmenteve më të vjetra të Kuranit në të gjithë botën ka qenë emocionuese”

Testet, të kryera nga Universiteti i Oxfordit , tregoi se fragmentet, të shkruara në lëkurë dele ose dhie ishin në mesin e teksteve shumë të vjetra të mbijetuara të Kuranit, transmeton Klan Kosova.

Këto teste ofrojnë një gamë të datave, duke treguar se, me një probabilitet prej më shumë se 95%, fragmentet janë midis 568 dhe 645.

“Sipas traditës myslimane, Profeti Muhamed ka marrë argumentet që formojnë Kuranin, shkrimin e Islamit, në mes të viteve 610 dhe 632, viti i vdekjes së tij.”

“Personi i cili ka shkruar  mund të ketë njohur profetin Muhamed … ai ndoshta ka  dëgjuar atë derisa ka predikuar” tha profesori, David Thomas nga Universiteti i Birmingham.

Sipas tij, i bie që personi që ka shkruar është e mundshme se ka jetuar në kohën kur profeti Muhamed ishte gjallë.

Dëshmitarët e  dorës së parë

Profesori  Thomas thotë se disa nga pasazhet e Kuranit janë shkruar në gur, gjethe palme dhe në lëkurën e deveve – dhe një version përfundimtar të mbledhura në formë të librit, u përfundua në rreth 650, transmeton Klan Kosova.

Ai thotë se “pjesët e Kuranit që janë gjetur datojnë diku dy dekada pas vdekjes së profetit Muhamed”

“Këto shkrime janë në një formë që është shumë e ngjashme me formën e Kuranit që lexohet sot duke mbështetur pikëpamjen se teksti ka pësuar pak ose aspak ndryshime dhe se daton me një datë që është afër me atë kur besohet se libri i shenjtë është zbuluar”

Dorëshkrimi është i shkruar në “Hijazi”, një formë e hershme e shkrimit arabe.

Lajme të ngjashme

Back to top button