Rihet nga persona të panjohur pronari i portalit Dokaz

Mbrëmë në Shkup është rrahur, në mënyrë brutale, pronari i portalit të pavarur “Dokaz”, Marjan Stamenovski.

Ai është rrahur në hyrjen e banesës ku jeton, kur persona të panjohur e kanë pritur dhe e kanë rrahur brutalisht pesë persona me shufra hekuri. Një autoambulancë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka dërguar gazetarin në drejtim të spitalit.

Portali “Dokaz” ishte kritik ndaj pushteti aktual, sidomos kundër VMRO-DPMNE.  Ditë më parë u rrah gazetari Sasho Politiko nga ana e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Peshevski. Gazetarët kohëve të fundit janë në shënjestër të sulmeve të grupeve të panjohura dhe se deri tani nuk janë zbuluar asnjë nga dhunuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button