DokuFest shpalli sot programin e plotë të filmave

DokuFest ka shpallur sot programin e plotë të filmave që do të shfaqen në festivalin e vitit 2015, i cili do të mbahet nga data 08-16 gusht në Prizren, Kosovë. Të zgjedhura nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.

Tema e festivalit këtë vit është migrimi, konteksti shoqëror i tij global dhe lokal si dhe pasojat, të cilat do të theksohen dhe hulumtohen në një numër të aktiviteteve, përfshirë panele dhe debate me filmëbërës dhe me ekspertë të ftuar ndërkombëtar dhe vendor. Një program i filmave të cilët fokusohen në çështjen e migrimit është krijuar ndërsa regjisori fitues i BAFTA dhe i paimitueshmi Daniel Mulloy edhe këtë vit ka krijuar një kampanjë vizuale të mrekullueshme për temën e festivalit.

Filmat nga programi garues janë në thelb të festivalit dhe përzgjedhja e këtij viti sjell disa nga titujt më të mirë të filmave dokumentar si dhe atyre të shkurtër dhe eksperimental, në qytetin sharmant të Prizrenit dhe në kinematë e tij të hapura tanimë të njohura, me ç’rast me krenari e shpallim kinemanë e re këtë vit, the Dream Cinema (Kino Andrra).

DokuFest gjithashtu është shumë krenar që të prezantoj një numër rekord të filmave shqip nga filmëbërës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë. Dymbëdhjetë dokumentarë të shkurtër të prodhuar nga punëtoritë e DokuFest do të shfaqen në fesival poashtu. Por ajo që na bën krenar nuk është edhe aq numri sa në të vërtetë është cilësia e tyre.

Festivali do t’i bëjë homazh njërit ndër filmëbërësve më të mëdhenjë botëror Albert Mayslels, me shfaqjen e gjashtë filmave të tij, përfshirë filmat legjendar Gimme Shelter dhe Grey Gardens e poashtu edhe dy filmat e tij të fundit Iris dhe In Transit. Albert Maysles, i cili vdiq në fillim të këtij viti, në moshën 88 vjeçare, së bashku me vëllaun e tij David, ri-definuan filmëbërjen e dokumentarëve dhe ndikuan tek një brez i regjisorëve me aftësinë e tyre për të kapur realitetin ashtu siç ndodh.

View From The World, programi jo-garues i festivalit prap do të sjell disa nga filmat më të mirë të këtij viti, përfshirë CITIZENFOUR, fitues i çmimit Oskar për filmin më të mirë dokumentar, The Wolfpack, senzacionin e Sundance dhe fituesin e çmimit të jurisë atje si dhe The Pearl Button, fitues i çmimit për skenarin më të mirë në këtë edicion të Berlinale.

Program i pasur i këtij viti poashtu përfshin programin e kuruar nga kritiku i filmit Neil Young e që është një studim i skenës së pavarur të filmit amerikan në programin e titulluar Uncharted States of America (Shtetet e Bashkuara të paeksploruara) dhe programin e Pamela Cohn që tanimë është një eksplorim i vazhdueshëm i muzikës në filmin dokumetar, në programin e titulluar Sound of my Soul (Tingujt e shpirtit tim).

DokuFest po kthehet prap me një program eklektik të filmave që sigurtë do të mahnisin, emocionojnë, zgjojnë pyetje dhe befasojnë”, tha Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest. “Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërës të ri dhe mjeshtërat e kinemasë, publikut tonë në rritje“.

PROGRAMET GARUESE:

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTAR

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

GARA KOMBËTARE

PROGRAMET SPECIALE:

VIEW FROM THE WORLD

SHOULD I STAY OR SHOULD I GO: FILMS ON MIGRATION

UNCHARTED STATES OF AMERICA

SOUND OF MY SOUL

GOLDEN AGES OF CROATIAN EXPERIMENT

EFA SHORTS

AMDOCS@DOKUFEST

TRIBUTE: ABLERT MAYSLES

FILMS ON FILM

FOOD ON FILM

LIFE IS ELSWHERE

STORIES WE TELL

FUTURE IS HERE

SPECIAL PRESENTATIONS

FLASHES

Lajme të ngjashme

Back to top button