KSHZ sot do të jetë temë diskutimi e Grupit punues

Zbatimi i marrëveshjes për dalje nga kriza politike në Maqedoni fillon sot formalisht me takimin e sotëm të grupit punues të përbërë nga anëtarë të katër partive nënshkruese të marrëveshjes (VMRO-DPMNE, LSDM, BDI, PDSH). Tema e parë për të cilën duhet të punojë ky grup punues është Komisioni Shtetëror Zgjedhor, e cila është gjendur në raportin e Rajnhard Pribe, me rekomandimin qe ky komision të përbëhet nga anëtarë jopartiak.

Opsionet që do ti shqyrtojnë grupi punues, i koordinuar nga eksperti Piter van Hoite, parashikojnë nga rekonstruimi i KSHZ-së deri në formimin e një grupi të ri zgjedhor dhe shpërbërja e Komisionit të vjetër.

Edhe pse ky grup më me rëndësi e ka nevojën e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por për shkak se LSDM ende nuk është në Kuvend, grupi do të merret me atë se si më lehtë të pastrohet lista zgjedhore, proces i cili duhet të përfundojë tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button