Shkrabalo ia kujton Maqedonisë si e pësoi kryeministri kroat Sanader

Marina Shkrabalo, kryetare e OJQ-së kroate Gong/platforma 112 në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, thotë se kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski do të tregojë vullnet të vërtetë politik zgjidhjen e problemit me gjyqësorin nëse e ndërron prokurorin publik, i cili nuk ka kryer një hetim të plotë për skandalin e përgjimeve.

“Mendoj se Gruevski vetë duhet ta ndryshojë prokurorin publik, nëse prokurori publik nuk inicon hetim. Sepse në qoftë se ai nuk e ndërron prokurorin publik i cili nuk ka ngritur procedurë hetimore, atëherë aspak nuk ka rëndësi, atëherë ai si kryeministër, jo vetëm si kryeministër, këtu është edhe parlamenti, për të cilin supozoj se ka votuar për të zgjedhur prokurorin publik, mendoj se kjo është përgjegjësi e aktorëve politikë që duhet të mbajnë, mendoj për të gjithë në procesin tuaj politik. Mendoj, normalisht se kjo është çështje edhe për Parlamentin.

Ne, një parti politike, pavarësisht nëse ka një apo dy përfaqësues në parlament nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia në një situatë ku ka indikacione serioze se është bërë keqpërdorim masiv i pushtetit. Dhe kjo është çështje kryesore e hetimit, çdo gjë tjetër mund të konkludohet si – çfarë do të jetë kur të jetë. Por, papërgjegjshmëria e hetimit, mendoj se kjo është themeli dhe për këtë nuk ka për çka të diskutohet. Mendoj se në kësi situata, kur bëhet fjalë për tregues të këtyre shkeljeve masive të të drejtave të njeriut, niveli ndërkombëtar duhet të aktivizohet menjëherë, për shkak se nuk mundeni, Maqedonia është nënshkruese e konventave evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e kartave evropiane, Maqedonia është pjesë e gjykatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çfarëdo instance tjetër qoftë, nëse atë nuk e bën qeveria juaj dhe institucionet tuaja atëherë atë duhet ta bëjë dikush tjetër.

Sepse e gjithë ideja e të drejtave të njeriut është se ata janë të mbrojtura universalisht, se ato mbrohen universalisht me instrumente ndërkombëtare. Absolutisht, në atë fushë të mundshme, të ketë indikacione të tilla për keqpërdorim të pushtetit që shkojnë drejtpërdrejt kundër të drejtave qytetare, prej të drejtës së shprehjes e deri në të drejtën e privatësisë, të drejtën për të kontrolluar jetën personale, në fund të fundit edhe të drejtën për ekzistencë, në qoftë se bëhet fjalë për cenim të vendit të punës, mendoj se kjo është e papranueshme. Dhe kjo do të jetë test primar, jo vetëm për elitat politike maqedonase, por edhe për institucionet evropiane, sepse në qoftë se ajo nuk është kusht për marrjen e një rekomandimi për fillimin të negociatave, atëherë i gjithë procesi është tërësisht absurd, “tha Shkrabalo.

Ajo kujton gjendjen në Kroaci dhe Sanader: “Gjithçka ndryshoi kur Kryeministri Ivo Sanader u tërhoq, atëherë ne nuk e dinim përse, tani kemi vetëm disa shenja falë gazetarëve hulumtues se ishte nën presion nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, për shembull, nga Gjermania që nuk mund të lejonte më shumë të ndikojë në reputacion të mbështesin një kryeministër, i cili është i ngatërruar në një operacion ndërkombëtar të tërheqjes së parave nga ndërmarrjet publike dhe para publike për xhepa privatë, kjo ishte afera HYPO, por më vonë iu ngarkuan edhe shumë afera të tjera.”/Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button