Ordanovski: Gruevski dhe Ahmeti po bëhen gati ta shesin ELEM-in?

Shitja e ELEM-it mund të jetë “infuzioni” parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së si tentim për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar analisti politik Sasho Ordanovski, në shkrimin e tij të fundit në gazetën “Sloboden Peçat”.
“A do e konsideroni befasi lajmin se Gruevski dhe Ahmeti bëjnë përgatitje që deri në fillim të vitit të ardhshëm të shesin prodhuesin shtetërorë të rrymës në Maqedoni, ELEM? Mund të supozoni se sa e lartë është shuma e provizionit ndërmjetësues në një shit-blerje të tillë që matet me qindra milion euro? E keni tani ca më te qartë pse Gruevski dhe Ahmeti aq me këmbëngulje dhe në ngërç luftojnë që të mbesin në pushtet sa më gjatë? Dhe, aq me shumë, a e keni fare më të qartë tani se ç’ka do jenë të gatshëm të bëjnë vetëm dhe vetëm të arrijnë atë qëllim edhe pas Prillit 2016?”, ka shkruar Ordanovski, transmeton Shenja.

Sipas tij, Gruevski edhe në vitin 2006 së bashku me ministrin e Financave, Zoran Stavrevski, kishin tentuar që të shesin “Tec Negotino”, në pronësi të një firme kuazi-Kanadeze, por në fakt ajo firma ka qenë në pronësi të miqve të tyre nga Varna dhe Sofja.

“Tani, edhe gjatë largimit të kësaj Qeverie, nuk përjashtohet tentative që po e njëjta dyshe të mundohet të luan ndonjë lëvizje me efekt të shumëfishtë,– do përfitohen ca milion në kesh që të gjinden ‘për ditë të zeza’ që do vijnë për familjen në pushtet, plus do kthejnë borxhin për ca shërbime që ju janë bërë andej-këndej, plus qeverisë së ardhshme do ja anulojnë mundësinë që në mënyrë legjitime të vendosin për gjendjen ne sektorin energjik në vend.”, shkruan më tej Ordanovski.

Ndërkaq, ai ka pyetur edhe publikisht, ministrin e ekonomisë nga radhët e BDI-së, Bekim Neziri, se a është i njoftuar me këto qëllim dhe nëse edhe ai merr pjesë në përgatitjet për realizimin e saj?

Lajme të ngjashme

Back to top button